boçë
Shqip
redaktoniBoçë f.sh. -
- Burbuqe. Boçe trëndafili. Çel boçe. Çel si boçe.
- Fryti i disa bimëve (si pambuku, pisha etj.), në trajtë të rrumbullakët ose konike dhe me lëvore të fortë. Boçë pambuku. Boçë pishe. Krimbi i boçës. Lidh (çel) boça.
- Lëvozhga e tultë që mbështjell frytin e disa bimëve (si arra, gështenja etj.); shark. Boça e gështenjës (e arrës). Qëroj bocat. Nxjerr kokrrën nga boça.
- Send i rrumbullakët dhe i madh sa grushti, topth; qeskë e vogël dhe e rrumbullakët. Boçë dëbore. Boçë kandari. Boçat e syve.
- Koçan misri, misërishte. Ndez zjarrin me boça.
- Masur i drunjtë, ku mbështjellim fillin e leshit të dredhur për të bërë spikun. Mbledh në boçe.
- E verdha e vezës; vezë syze (për vezët e fërguara, kur e verdha mbetet e paprishur). E fërgoj vezën boçë.
- Lule a zbukurim tjetër, që qëndiset në shami, në çorape, në bluzë etj. Shami ma boça.
- E ka syrin boçë s'i trembet syri për shpenzimet që mund të ketë, nuk pyet. Boça e fytit anat. fikthi.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0