bimë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonibimë f. sh. -
- Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji, që mbin, rritet e jeton zakonisht e ngulur në një vend, që e merr ushqimin nga toka dhe nga ajri me rrënjë e me gjethe dhe që shumëzohet me fara ose me lastarë; emër i përgjithshëm për qenie të tilla të gjalla, që rriten në tokë ose në ujë dhe që dallohen nga kafshët, nga që nuk lëvizin vetë. Bimë të egra (të buta,të dobishme).Bimë njëvjeçare (shumëvjeçare).Bimë pyjore (barishtore, bishtajore, grunore). Bimë kacavarëse (ngjitëse). Bimë mjekësore. Bimë vajore, (mjaltëse, helmuese, ngjyruese). Bimë zbukurimi. Bimë dhome. Bimët e Shqipërisë. Bota e bimëve. Zhvillimi i bimëve. Rrënjët (farat) e bimëve. Mbrojtja e bimëve. Vaj bimësh. Llojet e bimëve.
- Pjesa a trupi që del mbi tokë nga një farë. Bimë e vogël. Bima e misrit e (grurit). Numri i bimëve për hektarë. Lëshon bimë.
- Kulturë bujqësore e arave. Bimë bujqësore (industriale). Bimë pranverore. Bimë shoqëruese. Bimë të hershme (të vona). Bimë te arave. U bëjnë shërbimet bimëve.
- fig. bised. Pjellë; pasardhës. Bimë e keqe. S'lanë bimë.
- Duket bima që kur mbin fj.u. një punë e mbarë duket që në fillim, dita e mirë duket që në mëngjes.[1]
|
|
|
Referencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0