bujqësor
Shqip
redaktoniBujqësor mb. -
- Që lidhet me bujqësinë, që ka të bëjë me bujqësinë, i bujqësisë; që merret a prodhohet nga bujqësia; që punon në bujqësi. Punë bujqësore. Bimë (kulturë) bujqësore. Prodhimi bujqësor. Kalendari bujqësor.
- Që shërben për punimin e tokës dhe për rritjen e bimëve të dobishme për njeriun, që përdoret për bujqësi. Tokë (sipërfaqe) bujqësore. Vegël (makinë) bujqësore. Kafshë bujqësore.
- Që merret kryesisht me bujqësi, që e ka bujqësinë më të zhvilluar se degët e tjera të ekonomisë. Vend bujqësor. Krahinë bujqësore.
- Që bën pjesë në format e organizimit shtetëror e kolektiv të bujqësisë. Ndërmarrje (kooperativë) bujqësore.
- Që ka të bëjë me shkencën e bujqësisë, që lidhet me njohuritë teorike e praktike për bujqësinë ose që jep këto njohuri. Shkencë bujqësore. Arsim bujqësor. Shkollë bujqësore. Kandidat i shkencave bujqësore.
- Që ka të bëjë me tregtimin e paraqitjen e prodhimeve bujqësore. Treg bujqësor. Dyqan bujqësor. Ekspozitë bujqësore.
- Që i përket periudhës së mbjelljes, të zhvillimit dhe të mbledhjes së prodhimeve të bujqësisë. Stinë bujqësore. Viti bujqësor.
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0