bukë f. -

  1. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç; një copë e veçantë e këtij ushqimi, e gatuar me forma të ndryshme dhe e pjekur; brumë i ngjeshur e i nderë në tepsi për t'u pjekur. Bukë e grunjtë (e misërt, e thekërt). Bukë e pjekur (e papjekur). Bukë e zezë. Bukë e ardhur. Bukë e mbrume bukë me brumë të thartë. Bukë e lashtë bukë që gatuhet me miell të lashtash. Bukë meli. Bukë himesh. Bukë çerepi (saçi). Bukë shtëpie. Bukë qeni bukë e gatuar me krunde (për qen etj.). Pasha bukën! vjet. (betim). Zë (ngjesh, mbruj) bukën. Vjen buka. Hedh bukël në furrë. Pres (thyej, ndaj) bukën. Bukë e hi dhe shtëpi. fj. u. Buka pa përtypur nuk kapërcehet. fj. u. nuk mund të zgjidhen çështjet pa punë e përpjekje.
  2. vet. sh.,~ëra, -ërat. Copa të vogla buke të mbetura ose te thata. Papare (përshesh) me bukëra.
  3. vet. nj. Ushqimi që hamë në mëngjes në drekë a në darkë, të ngrënët; ushqimi i përditshëm. Koha e bukës. Dhoma (shtëpia) e bukës. Tryezë buke. Bukë e pa bukë herë i ngrënë e herë i uritur; Më hahet (ha) bukë. S'më shkon buka. Jam pa bukë nuk kam ngrënë. Shtroj (ngre) bukën. Ngrihem nga buka. E gjeta në bukë. E la pa bukë. Vuanin për bukë. Më gërryen barku (më gërryejnë zorrët) për bukë. S'kishte as një darkë bukë.
  4. vet. nj. Drithë, nga i cili bëhet mielli; të korrat e një viti; prodhimi i drithit, që mjafton për një vit. Buka e re. Buka e popullit. Buka e vitit. Tokë buke tokë e punueshme. Lufta për bukën. Nga buka në bukë nga një vit në tjetrin, nga një korrje në tjetrën. E. bëjmë bukën vetë. Mbledhim (sigurojmë) bukën. E futim bukën në hambar.
  5. vet. nj. Lënda që përbën kokrrën e drithit; palca a zemra e disa drurëve, tuli i disa frutave etj. Buka e arrës. Buka e ullirit. Buka e shtogut. Kalli me (pa) bukë. Lidh bukë. Zë (merr) bukë misri (gruri). Ka bukë.
  6. Ushqim ose një lëndë a send tjetër, që ka trajtën e një rrotulle. Bukë dylli pite dylli. Bukë djathi. Bukë dhjami. Bukë fiku. Buka e lules së diellit koka me fara e lules së diellit. Bukë blete (grerëzash) hoje të rrumbullakëta. Bukë kadaifi. Bukë dheu plis dheu në rrënjën e një fidani a të një bime të shkulur. Bukë për furnelat elektrike.
  7. fig. Mjetet më te domosdoshme për jetesë. Mezi nxirrnin (fitonin) bukën. I prenë bukën. Punonte për bukën (për kafshatën) e gojës.
  8. vet. nj. fig. vjet. Detyra, shërbimi a nëpunësia që jepte mjetet e jetesës; vendi i punës që jepte një pagë sa për të mbajtur frymën. Në bukë të vet. Në bukë të qeverisë. Hyri në bukë të tjetrit. E nxorën nga buka.
  9. vet. nj. fig. Përmbajtje e shëndoshë, thelbi dobishëm, vlerë, dobi. Punë (mbledhje, fjalë) pa bukë.
  10. vet. nj. fig. Lënda e parë a lënda kryesore që nevojitet për një degë prodhimi. Buka e industrisë qymyri, nafta etj. Buka e ndërtimit druri, çimentoja etj.
  11. vet. sh. fig. bised. Vit (për moshën). Iu sosën bukët. I ka bukët të numëruara. I hëngri pesëdhjetë bukë.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni


Fjalë të prejardhura

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0