Wikipedia ka një artikull për fjalën:

drithë m.

  1. Prodhimi që japin të lashtat dhe misri. Kokërr drithi. Hambar (depo, mulli) drithi. Një thes me drithë. Pastrimi i drithit. Bluan drithin. Shitja (blerja) e drithit. Bënë shumë drithë.
  2. kryes. bot. Bimë barishtore njëvjeçare (si gruri, misri etj.) që bëjnë kokrra të grumbulluara në kalli, të cilat shërbejnë si ushqim për njerëzit e për kafshët; bimët e bukës. Drithëra pranverore. Drithëra buke. Dëmtuesit e drithërave. Miza e drithërave. zool. Sharruesi i drithërave. zool. Shushunja e drithërave. zool. Tenja e drithërave. zool. Tokë për drithë. Mbjell me drithë. Korr drithërat.
  • Lëmë pa drithë (pa bereqet) shih te LËM/Ë,~I. E bën drithë e miell mospërf. i ngatërron të gjitha gjërat, i bën lesh e li. Shiko drithin e jo thesin! fj. u. shiko veprat e jo fjalët, shiko punën e jo gunën.