Caran m.sh. -

  1. Secili nga të dy gurët e vendosur në anë të vatrës, midis të cilëve vihen drutë për t'u djegur; gur vatre. Carani i vatrës. Mbështet mbi caran. Vë mbi caran. Shkul caranjtë. Rri pranë caranit. Carani e ka vendin në vatër. fj.u. Iu shkimtë carani! mallk. mos i mbettë njeri në shtëpi, iu shoftë vatra!
  2. Vendi pranë vatrës, qoshe. Zuri caranin.
  3. Gur varri. Rri si caran. I ka rënë carani varrit.
  4. Gur kufiri. Vë (heq) caranjtë.
  5. Gur i madh. Gjuan me caran.
  6. përd. mb. I fortë si gur, gur. Ishte buka caran.
  • (E la, mbeti) si carani i vatrës (e la, mbeti) fill i vetëm, i shkretë. Është jashtë (brenda) caranit të vatrës është jashtë (brenda) temës. I vete (më vjen) te carani i shkoj (më vjen) në shtëpi, i shkel (më vjen) në vatër; e pushtoj, e përqafoj si mik. I luaj caranin në vatër e fyej rëndë. Ia di trari e carani shih te TRA,~RI. Iu shkulën caranjtë e vatrës mbeti fare pa njeri, mbeti shkretë, iu mbyll shtëpia, iu shua vatra.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0