dritë f.

  1. vet. nj. Tërësia e rrezeve dhe e energjisë që lëshon Dielli a një trup tjetër i zjarrtë etj., që kapet nga syri dhe e bën të dukshme çdo gjë mbi të cilën bie; rrezatim që del e përhapet nga një trup, shkëlqim; ndriçimi që merret me anë të energjisë elektrike; fiz. energji në trajtë valësh elektromagnetike me gjatësi të caktuara, që kapen me anë të të parit. Dritë elektrike. Dritë e qartë (e fortë, e dobët). Dritë e bardhë (e gjelbër, e verdhë, e kuqe). Drita e Diellit (e Hënës). Drita e zjarrit (e llambës, e fishekzjarrëve). Dritë neoni. Rrymë (valë) drite. Burim drite. Rreze drite. Bën (lëshon) dritë. Zbehet (shtohet) drita. Sollën (shpunë) dritën në fshat. bised. elektrifikuan fshatin. Morën dritë. bised. u elektrifikuan. Drita dhe ngjyra. Grimcat e dritës. Natyra e dritës. Vetitë e dritës. Dendësia (shpejtësia) e dritës. Spektri i dritës. Përthyerja (thyerja) e dritës. Pasqyrimi i dritës. Teoria valore e dritës.
  2. Burim ndriçimi që e bën mjedisin përreth të ndritshëm e të dukshëm, çdo mjet që përdoret për të ndriçuar. Dritat e qytetit (e fshatrave, e shtëpive, e rrugëve). Ndez (hap) dritën. Shuan (fik) dritën. Ndriçojnë (shkëlqejnë) dritat.
  3. vet. nj. Koha që kur nis të zbardhë dita e deri kur perëndon dielli, ditë; agim. Drita e mëngjesit. Doli drita agoi. U nis pa zbardhur drita. Me dritë kur është ende ditë, pa u errur. Me dritën e parë sapo zbardh. Dritë në dritë nga mëngjesi i njërës ditë në mëngjesin e ditës që vjen pas, nga njëra ditë në ditën tjetër, më 24 orë.
  4. vet. nj. Hapësirë a vend i ndriçuar; ana e ndritshme e diçkaje. Ana me (në) dritë e Hënës. Nxjerr në dritë.
  5. vet. nj. art. Pjesa më e ndritshme se të tjerat në një tablo, në një pikturë etj.; ndriçim; kund. hije. Dritë dhe hije. I jep më shumë dritë.
  6. kryes. nj. fig. Diçka që e zhvillon mendjen e njerëzve, që zgjeron njohjen e botës dhe pasuron dijet; dituri, zhvillim e përparim i madh arsimor e kulturor; diçka që të sjell gëzim e lumturi në jetë; kund. errësirë. Komisar i dritës mësuesi, përhapës i dijes, i arsimit dhe i kulturës. Pishtari i dritës. Udha e dritës. Forcat e dritës. Sjell (përhap) dritën. Na dha dritë Partia. Dolën në dritë. Na nxori në dritë.
  7. kryes. nj. fig. libr. Kënd vështrimi, mënyrë vështrimi a paraqitjeje sipas të dhënave a njohurive të caktuara; sqarim, qartësim i diçkaje nga një kënd vështrimi i caktuar; ndriçim. Hodhi dritë të re mbi këtë çështje. Ndriçon (sheh) në një dritë tjetër diçka. E paraqet në dritë të shtrembër (të rreme) diçka. Në (nën) dritën e... duke u mbështetur në...
  8. krahin. Pasqyrë.
  9. përd. mb. fig. Shumë i pastër, që shkëlqen, pasqyrë. E bëri dritë shtëpinë (oborrin). I mban dritë rrobat.
  • I çeli drita e zuri mëngjesi. Doli në dritë

a) doli në shesh e u bë e qartë për të gjithë (e vërteta etj.);

b) u botua, doli në qarkullim (një libër etj.);

c) doli nga një gjendje e vështirë, shpëtoi nga hallet e nga të këqijat dikush; arriti në një gjendje të mirë ekonomike, kulturore etj. Në dritën e diellit shih te DIELL,~I. Si drita e diellit shumë e qartë (për diçka të dukshme a të vërtetë). Si drita e kandilit (e bishtukut) i verdhë dyllë, shumë i zbehtë. Në një dritë të re libr. shih te RI (i) RE (e). Drita e syrit (e syve)

a) bebja e syrit; sytë;

b) shikimi, të parët;

c) njeri shumë i dashur e i shtrenjtë; diçka që e duam shumë dhe e kemi të shtrenjtë. E la drita dikë u verbua, e lanë sytë. E nxori (e qiti) në dritë

a) e nxori diçka në shesh dhe e bëri të qartë për të gjithë;

b) e nxori dikë nga një gjendje e vështirë, e shpëtoi nga hallet e të këqijat. Pa dritën libr. shih te SHOH. Bën dritë ndër shoqe (ndër shokë) dallohet ndër të tjerat (ndër të tjerët). Iu bëftë udha (rruga) dritë! dikujt ur. I shkoftë gjithnjë puna mbarë!, pastë jetë të lumtur! Të ha në dritë të syrit

a) s'i trembet syri fare, nuk pyet për askënd;

b) nuk e mashtron dot, nuk ia hedh dot, s'ia ha qeni shkopin. E kanë dritë në sy dikë e duan shumë, e duan dhe e ruajnë si dritën e syve. Mori dritë filmi shih te MARR. Nuk nxjerr gjë në dritë nuk është i zoti të bëjë asgjë, nuk ka përfundime të mira në një punë, nuk nxjerr gjë në krye. E ruaj (e dua) si dritën e syve (si sytë e ballit) shih te SY,~RI. Është t'i shkelësh në dritë të syrit është shumë i urtë. Vit drite astr. vit-dritë. Ylli i dritës astr. planeti Afërdita, Ylli i Mëngjesit, Ylli i Karvanit.