ekonomik
Shqip
redaktoniMbiemër
redaktoniekonomik mb.
- Që ka të bëjë me tërësinë e marrëdhënieve në prodhim të një rendi të caktuar shoqëror; që ka të bëjë me prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e të mirave materiale. Baza ekonomike. ek. Rend ekonomik. Ligj ekonomik. Reformë ekonomike. Revolucion ekonomik. Luftë ekonomike. Jeta ekonomike.
- Që ka të bëjë me organizimin dhe me drejtimin e ekonomisë, që lidhet me gjendjen materiale e financiare të një vendi, të një krahine, të një dege të prodhimit shoqëror, të një ndërmarrjeje prodhimi etj.; që ka të bëjë me ekonominë e një vendi. Politikë ekonomike. Plan ekonomik. Veprimtari ekonomike. Përparim (zhvillim) ekonomik. Prapambetje ekonomike. Bashkëpunim ekonomik. Marrëdhënie ekonomike. Ndihmë ekonomike. Organizatë ekonomike. Organ ekonomik. Delegacion ekonomik. Bllokadë ekonomike.
- Që ka të bëjë me një sektor a njësi të caktuar të ekonomisë ose me pronën, e cila i përket dikujt a administrohet prej tij. Ndërmarrje ekonomike. Mjetet ekonomike.
- Që ka të bëjë me studimin e tërësisë së marrëdhënieve në prodhim në një rend të caktuar shoqëror, që ka të bëjë me studimin dhe me njohjen e ekonomisë. Shkencat ekonomike. Gjeografia ekonomike. Hartë ekonomike. Revistë ekonomike.
- Që bën të mundshëm a lehtëson shpenzimin me masë e me kujdes të mjeteve e të lëndëve ose kursimin e tyre; që nuk harxhon shumë, që jep mundësi të kursesh; që është me leverdi për ekonominë. Metoda ekonomike. Kuzhinë (sobë) ekonomike. Makinë ekonomike.
|
|
|