forcë
Shqip
redaktoniEmër
redaktoniforcë f.
- shih fuqi, ~A 1, 3, 6-8. Forcë fizike (mendore, shpirtërore). Forca gërryese e ujit. Forcë ligjore. Forca punëtore. Forca e gjallë njerëzit dhe kafshët e punës. Forca e vullnetit (e ndjenjave). Forca e erës. Forca e krahut. Me të gjitha forcat. Mbledh forcat përdor të gjitha aftësitë fizike. Iu pre forca.
- fiz. Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi kohe për të bërë një punë; fuqia që ushtrohet mbi një trup dhe që ndryshon gjendjen e tij të qetësisë ose të lëvizjes; madhësi fizike që karakterizon bashkëveprimin (tërheqjen, shtytjen etj.) ndërmjet grimcave, trupave e fushave. Forcë elektrike (mekanike). Forca tërheqëse (shtytëse). Forcë magnetike. Forcë ngritëse. Forca molekulare (bërthamore). Forca e rëndesës. Forca e fërkimit. Forca e plogëtisë. Forca e ujit. Forca e motorit. Madhësia e forcës.
- Mundësi materiale, burimet e të mirave materiale dhe tërësia e këtyre të mirave; aftësia që ka dikush a diçka në një drejtim, qëndresë; fuqi. Forca ekonomike. Forca mbrojtëse. Me ato forca që kemi.
- Aftësia që ka dikush të ushtrojë autoritetin e tij tek të tjerët, të ndikojë mbi ta, t'i bindë për diçka etj.; aftësia që ka diçka për të vepruar në mendjet e njerëzve, për t'i udhëhequr ata në punë e në jetë; shkalla e ndikimit të kësaj aftësie; fuqi. Forcë bindëse (udhëheqëse). Forca e shembullit pozitiv. Forca e fjalës. Forca e zakonit (e traditës).
- Detyrim a shtrëngim që përdoret për një qëllim të caktuar, dhunë. Politika e forcës. Nga pozitat e forcës. Përdori forcën. E detyroi (e mori) me forcë. Me forcën e armëve (e bajonetës) duke e detyruar me armë, me luftë.
- Shkaku a burimi i një veprimtarie, i një pune ose i diçkaje tjetër; fuqi. Forcë madhore. Ç'forcë e shtyri (e bëri për vete, e frymëzoi)?
- kryes. Grup shoqëror me tipare e karakteristika të njëjta, me prirje e drejtime të njëjta, me qëllime e interesa të përbashkëta. Forcat revolucionare. Forcat shoqërore. Forcat patriotike (demokratike, antifashiste, liridashëse, përparimtare). Forcat reaksionare (kundërrevolucionare). Forcat lëvizëse të revolucionit.
- kryes. Tërësia e të gjithave njësive ushtarake të një vendi, se bashku me mjetet luftarake; ushtria; njësit ushtarake. Forcat e armatosura. Forcat ushtarake. Forcat tokësore ( detare, ajrore). Forcat partizane. Forcat çlirimtare. Forcat ndërluftuese. Forcat pushtuese (mercenare, policore). Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (e kufirit, e sigurimit të shtetit). Forcat e këmbësorisë. Vendos forcat në vijën e zjarrit.
- kryes. Njerëzit që kanë një profesion të njëjtë a të ngjashëm, ata që përbëjnë një kolektiv. Forcat krijuese (artistike, letrare). Forcat shkencore.
- bised. Numri i njerëzve që bëjnë një punë të përbashkët, jetojnë e hanë bashkë; kryes. punonjësit që punojnë në një vend, në një brigade etj. Marr forcën. Paraqiti forcën. edhe usht. Hyj në forcë kam të drejtë të ha në një mensë bashkë me kolektivin. Fut në forcë. Sa është forca? Organizoj (ndaj) forcat. Sjell forca të reja.
- përd. pasth. Përdoret për të nxitur dikë në një punë, a në një veprim. Forca, shokë, se edhe pak na mbeti!
- Me forcë (me tërë forcën) me vendosmëri dhe me këmbëngulje. Me forcat tona (e veta) duke u mbështetur në aftësitë, mundësitë dhe burimet e brendshme a vetjake. Mat forcat me dikë ndeshem me dikë, matem me të. Forcë e mbinatyrshme fuqi e mbinatyrshme. Forcat prodhuese ek. njerëzit me përvojën dhe shprehitë e tyre në punë së bashku me mjetet e prodhimit. Forcat vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore forca të organizuara në formacione luftarake.
|
|
|