Wikipedia ka një artikull për fjalën:

gatim m.

  1. vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GATUAJ, GATUHEM. Gatimi i brumit. Gatimi i baltës (i allçisë, i betonit). Gatimi i gjellës. Mënyra e gatimit. Stufë gatimi.
  2. Mënyra se si gatuhet diçka; mjeshtëria për të gatuar. Kjo varet nga gatimi.
  3. Gjellë a ëmbëlsirë e gatuar për një rast të caktuar; gatesë. Gatime me sheqer. Gatime me petë. Çoj gatimet në furrë.
  4. vet. etnogr., vjet. Ëmbëlsira që sillte nusja me vete kur vinte në derë të babait ose që çonte në shtëpi të burrit kur kthehej.