grimcë f.

  1. Copë shumë e vogël e ushqimeve (e bukës, e djathit etj.), që mbetet zakonisht kur hamë; thërrime, dromcë. Grimca buke (djathi). Bën grimca.
  2. zakon. Pjesë shumë të vogla të një sendi; thërrime, thërrmija. Grimca pluhuri (metali, guri, akulli).
  3. spec. Molekulë; atom ose një pjesë përbërëse e tij; thërrmijë. Grimca elektrike. Grimca alfa (beta). Grimca elementare. Grimcë e ngarkuar. Grimcë e pangarkuar.
  4. gjuh., vjet. Pjesëz. Grimcë pyetëse.
  5. përd. ndajf. (së bashku me numërorin një). shih GRIM/Ë,~-A 2.