Wikipedia ka një artikull për fjalën:

grua f.

  1. Njeri i seksit femëror; femër në moshë të pjekur që dallohet nga vajza. Grua e re (e bukur). Grua e martuar (e thyer, plakë). Grua shtëpiake. Grua punëtore. Grua trime. Zë (fytyrë) gruaje. Të drejtat e grave. Rroba (veshje, çorape, këpucë) grash. Punë grash. Rrobaqepësi për gra. Gjysmë gruaje grua në moshën rreth 40-45-vjeçare. U rrit vajza, u bë grua. Luftuan edhe gratë si burrat.
  2. Bashkëshortja e një burri, e shoqja. Gruaja e parë (e dytë). Burrë e grua. Grua pa burrë. bised. Grua e ve. Motra (tezja) e gruas. E mori për grua. Ka grua të mirë. U nda nga gruaja. E la gruaja. Merr sa një grua një grua. bised. i ndan shpesh gratë, merr një grua e lë një tjetër.
  3. vet. nj. Tërësia e grave, gjithë gratë bashkë; organizata e grave në një vend. Gruaja punëtore (fshatare). Gruaja shqiptare. Organizata e gruas. Këshilli i gruas. Emancipimi i gruas. Ngritja e gruas në përgjegjësi.
  • Ato të grave euf. shih tek ATO. Gruaja (e bija) e botës shih te BOT/Ë,~A I.