horizont
horizont m.
- vet. nj. Vija rrethore më e tejme në hapësirë deri ku arrin vështrimi ynë, vija ku duket sikur puqet qielli me tokën ose me sipërfaqen e ujërave; pjesa e qiellit që duket mbi këtë vijë. Vija e horizontit. Deri në horizont. Atje tej në horizont. Del në horizont. Nuk dukej asnjë re në horizont.
- vet. nj. Hapësira e gjerë që mund të rrokë shikimi ynë në një drejtim të caktuar, hapësira sa sheh syri së largu. Horizont i hapur (i gjerë). Anët (pikat) e horizontit. Hapet horizonti.
- vet. nj. fig. Rrethi i dijeve a i njohurive të dikujt; gjerësia, shkalla a niveli i këtyre dijeve. Horizont shkencor (ideologjik, pedagogjik). Njeri me horizont të gjerë (të ngushtë, të kufizuar ). Horizonti i fëmijëve (i nxënësve). Zgjerojnë horizontin.
- vet. fig. Fushë veprimi për diçka, mundësi që hapen në një drejtim të caktuar. Horizonte të gjera (të pakufishme, të hapura). Çelen horizonte të mëdha (të reja).
- vet. nj. astr. Rreth i madh i përfytyruar, që e ndan hapësirën qiellore përqark Tokës në dy gjysmërruzuj të barabartë, të cilët kanë si pole, zenitin dhe nadirin. Horizont i dukshëm (i padukshëm). Horizont i vërtetë.
- gjeol. Shtresë toke që mban pasuri nëntokësore, ujë etj. dhe që matet sipas lartësisë mbi nivelin e detit. Horizont i ndërmjetshëm. Horizont naftëmbajtës.
- hidrol. Lartësia që arrin uji në një lumë, në një rezervuar etj. dhe që matet për qëllime të caktuara. Horizont ujëmbajtës. Horizonti i ujit.
- Horizont matematik astr. shih te MATEMATIK, ~E.
|
|
|
Çekisht
redaktoniEmër
redaktonihorizont m.