kapelë f.

  1. Kësulë burrash ose grash zakonisht prej stofi e me strehë; shapkë. Kapelë republikë. Kapelë partizane. Kapelë kashte. Kapelë grash (burrash). Streha e kapelës. Ishte pa kapelë. Vë (heq) kapelën. E mban kapelën mënjanë.
  2. Diçka që ka trajtën e kësulës me strehë. Kërpudhë me kapelë.
  • I heq kapelën (shapkën) dikujt shih te HEQ. E hedh (e vë) kapelën (kësulën, festen, qeleshen, takijen) mbi sy (mënjanë) shih te SY,~RI. Ia la kapelën mbi ujë dikujt tall. shih tek UJ/Ë,~I.