kulturë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonikulturë f. sh. kultura
- Tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzit, në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëroi e mendor; shkalla e këtyre arritjeve dhe e këtij zhvillimi në një etapë të caktuar; fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore. Kultura kombëtare. Kultura shqiptare. Kultura popullore. Kultura e lashtë (mesjetare). Kultura e re socialiste. Thesari i kulturës botërore. Zhvillimi i ekonomisë dhe i kulturës.
- Shkalla e zhvillimit që ka arritur një popull, një grup shoqëror a një njeri në një fushë të caktuar të veprimtarisë. Kultura shëndetësore. Kultura muzikore. Kultura gjuhësore (e gjuhës).
- Tërësia e njohurive dhe e shprehive të sjelljes a të edukatës që përvetësuar a e përvetëson një njeri në shkollë ose në jetë; zhvillimi i veprimtarisë kulturore e artistike. Njeri me kulturë. Pallati i kulturës. Vatra e kulturës. Shtëpia e kulturës. Seksioni i arsimit dhe i kulturës. Lëndë të kulturës së përgjithshme. Ka kulturë të madhe.
- bujq. Puna që bëhet për rritjen e bimëve, të pemëve etj., kultivim; bimë a pemë që kultivohet. Kulturat pranverore. Kulturat perimore (bishtajore, vajore, drufrutore). Kultura e grurit (e misrit, e duhanit, e patates). Kulturat e arave. Tokë nën kulturë tokë e mbjellë. Vë nën kulturë mbjell.
- Kultura fizike fizkultura. Monument kulture shih te MONUMENT,~I 2.
|
|
|