Wikipedia ka një artikull për fjalën:

letërsi f.

  • 1. Një nga format e ndërgjegjes shoqërore, lloj i artit që e pasqyron jetën nëpërmjet figurave artistike të krijuara me anën e fjalës, duke shprehur një qëndrim ideor e emocional të caktuar; veprat e shkruara në këtë lloj arti (proza, poezia, drama). Letërsia artistike. Letërsia shqiptare. Letërsia e huaj. Letërsia gojore krijimtaria gojore popullore, folklori. Letërsia e realizmit.
  • 2. vet. nj. Tërësia e veprave të ndryshme të një populli a të gjithë njerëzimit, që janë botuar gjatë një periudhe ose gjatë të gjitha kohëve; tërësia e veprave të shkruara që kanë të bëjnë me një nga fushat e dijes ose që trajtojnë një çështje të caktuar. Letërsia kombëtare (botërore). Letërsia e vjetër (e re, e sotme). Letërsia e shek. XV. Letërsia politike (shkencore, teknike, mjekësore, pedagogjike, gjuhësore, historike). Letërsi artistike. Letërsia për Skënderbeun. Letërsia për rritjen e gjedhit (për bletarinë, për pemëtarinë, për sëmundjet e fëmijëve). Është botuar një letërsi e gjerë.