mbrëmje
Shqip
redaktoniEmër
redaktonimbrëmje f.
- Koha që kur perëndon dielli e deri sa erret e bëhet natë, pjesa e kohës midis fundit të ditës dhe fillimit të natës; muzg. Mbrëmje e bukur (e kthjellët). Mbrëmja e mirë! ur. mirëmbrëma. Mbrëmje pranvere (vere). Shëtitja e mbrëmjes. Thirrja e mbrëmjes. usht. Era e mbrëmjes. Gazetat e mbrëmjes. Lutjet e mbrëmjes. fet. Të dielën në mbrëmje. Në buzë të mbrëmjes. U nis në mbrëmje (nga mbrëmja). Ra (erdhi) mbrëmja. Këtë mbrëmje sonte. Vinte çdo mbrëmje. Mbrëmjeve bën ftohtë. Nga mbrëmja deri në mëngjes gjithë natën.
- Mbledhje njerëzish në mbarim të ditës për të përkujtuar dikë, për të zhvilluar veprimtari letrare a artistike, për të dëfryer etj. Mbrëmje përkujtimore. Mbrëmje tematike (muzikore, letrare). Mbrëmje vallëzimi (argëtimi). Mbrëmja e Vitit të Ri. Mbrëmja e fëmijëve (e kolektivit).
- Përdoret në rasën gjinore si gjymtyrë e dytë në disa togje, me kuptimin: «që ndodh a që bëhet në pjesën e fundit a në mbarim të ditës ose që ka lidhje me kohën nga perëndimi i diellit deri sa bëhet natë; i natës». Teknikumi i mbrëmjes. Shkolla (dega) e mbrëmjes. Revista radiofonike e mbrëmjes. Student i mbrëmjes student që ndjek shkollën e natës pa shkëputje nga puna.
- Mbrëmje akademike shih tek AKADEMIK,~E. Matet me hijen (me diellin) e mbrëmjes (e mëngjesit) keq. shih te MËNGJES,~I. Lule mbrëmjeje bot. shih te LUL/E,~JA. Ylli i mbrëmjes astr. shih tek YLL,~I.
Sinonime
redaktoni
|
|
|