nocion m.

  1. filoz. Formë themelore e mendimit, në të cilën pasqyrohen tiparet më të përgjithshme dhe më thelbësore të sendeve e të dukurive të realitetit objektiv, koncept. Nocione abstrakte (sendore). Nocioni i materies (i kohës, i hapësirës). Nocioni i trekëndëshit (i prizmit). Nocioni i klasës (i shtetit). Nocioni themelor (shkencor) i luftës së klasave. Fjala dhe nocioni.
  2. Përfytyrimi ose mendimi që kemi për diçka; njohuri e thjeshtë ose fillestare, ide. Nocione të thjeshta (të plota). Sa për të formuar një nocion. Nuk e ka nocionin e diçkaje.