Wikipedia ka një artikull për fjalën:

përmasë f. kryes. sh. përmasa

  1. Shtrirja e një trupi në gjatësi e në gjerësi ose në lartësi; madhësia e diçkaje, e matur në kufijtë e vet. Me përmasa të mëdha. Përmasat e dhomës (e shtëpisë, e godinës). Tri përmasat e trupave të ngurtë. Dritare me përmasa të njëjta. Ia zmadhoi (ia zvogëloi) përmasat diçkaje. I gjej përmasat.
  2. fig. Shkalla e zhvillimit ose madhësia që ka arritur një gjë a një dukuri, përpjesëtim. Përmasa të papara (të jashtëzakonshme). Përmasat e zhvillimit ekonomik (shoqëror, kulturor, arsimor). Lëvizje (luftë çlirimtare) me përmasa të gjera.