përzierje f.

  1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PËRZIEJ, PËRZIHEM I. Përzierja e ngjyrave (e brumit). Përzierja e betonit (e llaçit). Përzierja në punët e brendshme të dikujt.
  2. Lëndë që ka dalë nga përzierja e dy a më shumë lëndëve të tjera. Përzierje bojërash. Përzierje rëre dhe argjili. Përzierje gazesh. Përbërja e një përzierjeje.
  3. E përzier. Kam përzierje në stomak.
  • Përzierja e bukës etnogr. pritja që i bëhej nuses në shtëpinë e babait një javë pas martesës.