Wikipedia ka një artikull për fjalën:

poezi f.

  1. Gjini e letërsisë artistike, në të cilën mendimet e ndjenjat shprehen në vargje; krijimtari letrare sipas kërkesave të kësaj gjinie; tërësia e veprave të kësaj gjinie. Poezi epike (lirike, humoristike, politike, qytetare). Poezia popullore. Poezi gojore. Poezia antike. Poezia dhe proza. Arti i poezisë. Merret me poezi.
  2. Vjershë. Poezi e bukur (e gjatë). Poezitë e shkrimtarëve të Rilindjes. Recitoi një poezi. Bën (shkruan) poezi.
  3. Ndjenjë e ngrohtë, frymë lirike, lirizëm. Në vepër ka poezi.
  4. fig. Diçka e bukur e fisnike, që ndikon thellë në mendjen, në zemrën e në ndjenjat dhe që të frymëzon e të rrëmben; frymëzim. Poezia e punës ndërtimtare. Poezia e jetës sonë të re.