rrëshirë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonirrëshirë f.
- Lëndë e trashë ngjitëse me një erë të veçantë, që kullon nga të çarat e lëkurës së drurëve halorë e të disa pemëve të tjera dhe që ngurtësohet në ajër. Rrëshirë natyrore. Rrëshirë e ngrirë. Rrëshirë pishe (bredhi, kumbulle, qershie). Era e rrëshirës. Qesja e rrëshirës. Bula rrëshire. Nxjerr rrëshirë. Mbledh rrëshirën. Lyej me rrëshirë.
- ~A, ~AT spec. Emërtim për një varg lëndësh, të cilat përgatiten duke përzier molekula të ndryshme të bashkimeve organike dhe nuk avullojnë, shkrijnë ngadalë në temperaturë të lartë, treten me vështirësi e përdoren për prodhimin e lëndëve plastike, për izolim etj. Rrëshirë sintetike (artificiale). Rrëshirë e lëngshme (e ngurtë). Rrëshirë qymyrgurore. Rrëshirë akrilike.
|
|
|