saraç m.

  1. Zejtar që merret me punimin e sendeve prej lëkure e meshini si rripa, takëme kuajsh, këllëfë etj.; lëkurëpunues. Punime saraçi. Zeja e saraçit. Gjilpërë saraçi. Dyqani i saraçit. Punon saraç.