send
Shqip
redaktoniEmër
redaktoniSend m. sh. -
- Diçka lëndore konkrete e botës jo të gjallë, që rroket nga shqisat si trup i veçantë, gjë. Sendet rreth nesh. Sendet e botës materiale. Sendet e natyrës. Emra sendesh. Sendet, dukuritë dhe qeniet. Trajta e një sendi. Përmasat e sendeve.
- filoz. Diçka lëndore ose dukuri e realitetit objektiv, që ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja. Nuk ka sende në vetvete.
- Diçka e nevojshme për jetesë a që hyn në punë e përdoret në jetën e përditshme; gjë. Sende të nevojshme (të dobishme). Sende ushqimore. Sende artistike. Sende zbukurimi (stolie, tualeti). Sendet e shtëpisë. Sende me vlerë (të çmueshme). Sende të konsumit të gjerë (të përditshëm). Ha ndonjë send.
- Dukuri e jashtme; rezultat i një veprimtarie, punë, rrethanë, gjë. Logjika e sendeve. Natyra e sendeve. Një send e kemi të qartë. Kemi parasysh dy sende. Thuaj ndonjë send! Këto janë sende të papëlqyeshme.
- drejt. Diçka që mund të përvetësohet, të dëmtohet, plaçkë, mall. Send pa zot. Sende të gjetura.
- bised., euf. Sëmundje e papritur a dobësi e menjëhershme që e godet njeriun; damlla, pikë. I ra një send. Për pak nuk i ra një send.
- E kanë lënë (e kanë lëshuar) sendet dikë ka mbetur pa gjë në shtëpi, s’ka gjë prej gjëje, s'ka me se të rrojë.[1]
|
|
|
Referencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0