shtatë
Shqip
redaktoniNumër
redaktonishtatë num. them.
- Numri që vjen menjëherë pas gjashtës dhe që shënon një sasi të barabartë me gjashtë edhe një. Shtatë veta (lisa, vende). Shtatë herë. Shtatë orë. Java ka shtatë ditë. Shtatë muaj (vjet). Në orën shtatë. Shtatë edhe shtatë. Shtatë herë shtatë. Shtatë të dhjetat. E ndarë në shtatë pjesë. E pjesëtoj me shtatë.
- përmb. ~ (të), SHTATA (të). Shtatë së bashku a menjëherë. Dolën të shtatë nxënësit (të shtata nxënëset). I lexova të shtatë vëllimet.
- Përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. U nisën të shtatë (të shtata).
- përd. num. rresht. I shtatë. Dhoma (salla) shtatë. Kabina (shkalla) shtatë. Në faqen shtatë të librit.
- Ia numëroi të shtata
- a) e qëlloi me revole shtatë herë, ia zbrazi të shtatë plumbat e revoles; e la në vend;
- b) e qortoi a e shau shumë rëndë, s'i la gjë pa i thënë, ia zbrazi të gjitha. I shkojnë (i venë) shtatë thjeshtligj. ka shumë frikë. I shkojnë shtatë (tetë) në qase ka shumë frikë, i ka hyrë lepuri në bark. Me shtatë zemra shumë trim, që nuk i trembet asgjëje, që nuk e di se ç'është frika. Të vrisje shtatë (nuk gjeje) ishte e pamundur të gjeje diçka. Ka rënë nga shtatë degët shih te DEG/Ë,~A. Java shtatë e ai tetë shih te JAV/Ë,~A. Për shtatë palë qejfe
- a) shumë i bukur, shumë i mirë, i shkëlqyeshëm;
- b) si s'ka më mirë, duke mos lënë gjë metë, duke u kënaqur pa masë. Shtatë pashë nën dhe shumë thellë. E pafsha shtatë pashë nën dhe! mallk. vdektë, e pafsha në varr. I bie ora (sahati) gjithnjë shtatë (dymbëdhjetë) shih tek OR/Ë,~A I. Është si grosha shtatë javë shih te GROSH/Ë,~A. E mbylli me shtatë kyçe (me shtatë palë çelësa) e mbylli mirë që të mos hapet, e fshehu thellë, në një vend të sigurt, që të mos e gjejë askush. Qante me shtatë palë lot qante me dhembje të madhe. I shkuan shtatë palë djersë e ndjeu veten shumë ngushtë, i shkuan djersë të ftohta. E kishin zënë shtatë palë ethe
- a) e kishin zënë ethe shumë të forta;
- b) ishte tmerruar deri në palcë. Të çon (të shpie) në shtatë kroje (në krua, në njëqind çezma) e s'të jep ujë shih te KRUA, KROI. Mat shtatë (tri, dhjetë) herë e pre një herë! fj. u. shih te MAT.
shtatë num. rresht.
- Që i përgjigjet numrit shtatë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj.; që vjen menjëherë pas të gjashtit. Radha (banka) e shtatë. Dita e shtatë. Muaji (viti) i shtatë. Klasa e shtatë.
- përd. em. f. Një nga të shtatë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e shtata. Katër të shtatat.
- Përd. em. sipas kuptimit 1të numërorit rreshtor. E shtata A. I shtati arriti i pari. Doli i shtati.
- përd. em. f. vet. nj. bised. Dita e shtatë e një lehone.
- E mbushi (e kaloi) të shtatën e kaloi rrezikun, shpëtoi.
shtatë f.
- Shifra shtatë (7); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkruaj shtatën. Mbledh dy shtata. Heq katër nga shtata.
- Send a njeri, që shënohet me shifrën shtatë. Shtata spathi (në letra). Shtata luajti mirë. sport.
- Nota shtatë (7) në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve me dhjetë. I vuri shtatë. I doli mesatarja shtatë.