Shqip redaktoni

Mbiemër redaktoni

shumtë mb.

  1. Që është në sasi të madhe; që përbëhet nga një numër i madh qeniesh, sendesh, dukurish etj. të një fare. Letra të shumta. Shkaqe të shumta. Suksese të shumta. Diskutime (mendime, propozime) të shumta. Përshtypje të shumta. Shkolla të shumta. Të ngrënët e shumtë të bën dëm. Shpresat janë të shumta. Jemi të shumtë në numër. Fjalët e shumta janë fukarallëk. fj. u.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (zakonisht në shkallën sipërore relative). Më të shumtët vinin për herë të parë. Më të shumtët u nisën më këmbë. Është një ndër të shumtët që dolën vullnetarë.
  • Shkoi (iku) me të shumtët mospërf. vdiq.

Në gjuhët tjera redaktoni