sistem m.

  1. Rregulli sipas të cilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre, që përcaktojnë ndërtimin e brendshëm të gjithë tërësisë; mënyra e rregullt sipas së cilës i vëmë, i ndërtojmë etj. gjërat. Sistemi i brendshëm. Sistem edukimi. Sistemi i mbrojtjes. Sistemi i vendosjes së shtresave. Punë me sistem. Qytet me sistem. I mungon sistemi. E ndryshoi sistemin. E ruan sistemin. Përgatitet me sistem. I vë librat me sistem. I pëlqen sistemi në çdo gjë.
  2. Tërësi e metodave dhe e mënyrave që zbatohen sipas disa rregullave e parimeve të ngulitura për të bërë një punë, për të kryer një veprimtari a për të arritur diçka. Sistem zinxhir. Sistemi i notave. Sistemi i mjekimit. Sistem tetëvjeçar (në arsim). Sistemi i zgjedhjeve. Sistemi i pagës me kohë pune. Me sistem rrethi. sport. shih te RRETH,~I.
  3. Tërësi që është një unitet pjesësh a elementesh, të cilat kanë lidhje të ngushta e marrëdhënie të ndërsjella ndërmjet tyre (tërësi pikëpamjesh që përbëjnë një doktrinë të njësishme; tërësi organesh që kryejnë një funksion të caktuar në trupin e një qenieje të gjallë; tërësi organizmash a institucionesh në një shtet etj.; tërësi elementesh të njësishme a të një klasifikimi të caktuar shkencor; tërësi trajtash të një kategorie të caktuar etj.). Sistem pedagogjik. Sistem filozofik materialist. Sistemet idealiste e metafizike. Sistem nervor (muskulor, eshtëror). anat. Sistemi i frymëmarrjes (i qarkullimit të gjakut). anat. Sistemi rrënjor i bimës. bot. Sistemi periodik i elementeve. kim. shih te PERIODIK,~E. Sistemi gramatikor (morfologjik, fonetik). gjuh. Sistemi emëror (foljor). gjuh. Sistemi grafik. Sistemi diellor. astr. Sistem planetar. astr. Sistem monetar (bankar, valutor). fin. Sistemi energjetik. Sistem elektrik unik. Sistemi ujitës. Sistemi i kanaleve kulluese.
  4. Tërësia e njësive administrative, ekonomike ose kulturore, që janë të lidhura ndërmjet tyre nga ana organizative dhe nga detyrat e njëllojta që kryejnë. Sistemi i organeve të shëndetësisë. Sistemi i institucioneve të Akademisë së Shkencave.
  5. Rendi shoqëror; forma e organizimit të shoqërisë në një etapë të caktuar të zhvillimit të saj. Sistemi socialist. Sistemi i kalbur kapitalist. Përmbysja e sistemit të vjetër. Është në natyrën e vetë sistemit.
  6. Tërësia e ndarjeve dhe e nënndarjeve të vendosura në mënyrë konvencionale për të matur diçka. Sistemi metrik. Sistemi dhjetor. Sistemi teknik. spec. sistem në të cilin njësitë themelore të matjes janë metri, kilogrami dhe sekonda.
  7. gjeol. Tërësi shkëmbinjsh që janë formuar gjatë një periudhe gjeologjike. Sistem shkarjesh.
  8. Pajisje teknike e përbërë nga pjesë, vegla a makineri të ndryshme, që janë të lidhura ndërmjet tyre dhe që kryejnë një punë të caktuar; aparat, makinë etj. e ndërtuar në një mënyrë të caktuar. Sistem shumëpalësh. elektr. Sistem tokëzimi. elektr. Sistem ngrohjeje. Sistem i shkarkimit të ajrit. Aeroplan (tren) i një sistemi të ri.
  9. bised. Rregull i ngulitur sipas të cilit bëjmë një punë, rregull që na bëhet i zakonshëm në mënyrën e të jetuarit, në punë etj.; metodë pune. E ka sistem. E ka bërë sistem pune