start
Shqip
redaktoniEmër
redaktonistart m.
- sport. Vija ku rreshtohen sportistët dhe prej nga nisen për të filluar një garë; vendnisje, nisje; kund. Vendmbërritje, mbërritje. Vija e bardhë e startit. Rreshtimi i çiklistëve (i vrapuesve) në start.
- sport. Shenja që jepet, zakonisht me një të shtënë arme ose me një lëvizje të dorës, për fillimin e një gare sportive. U dha starti i nisjes së stafetës.
- sport. Nisje a fillim i një gare sportive. Start i mbarë. Janë gati për start.
- av. Vendi ku qëndron gati për nisje dhe ku fillon ngritjen një mjet fluturues; çasti kur niset një mjet fluturues. Aeroplanët prisnin në start. U dha sinjali i startit.
- fig. libr. Nisje e një pune, fillim i diçkaje me rëndësi. Si start i punës sonë. Start drejt betejash të reja.
|
|
|
Turqisht
redaktoniEmër
redaktonistart