sy
Shqip
redaktoniEmër
redaktonisy m.
- Organi i të parit te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e përparme të kokës ose anash saj. Syri i djathtë (i majtë). Me sy të mëdhenj (të vegjël). Me sy të zinj (gështenjë, të kaltër). Me sy të dalë (të kërcyer, të futur). Me sy të skuqur (të përlotur, të përgjumur). Me sy hapur (mbyllur). Sy xhami (i vënë, artificial) copë xhami, e përpunuar në mënyrë të veçantë dhe me ngjyra të përshtatshme, që vihet në gropën e syrit të hequr. Bebja (ninëza, nusja, drita) e syrit. E bardha (të bardhët) e syrit. E zeza (të zitë) e syrit. Kokërdhoku i syrit. Kapakët e syve. Zgavra (gropa) e syrit. Nervi i syrit. Cepi (bishti) i syrit. Cipë (perde) në sy. Sklepat e syve. Sëmundje sysh. Mjek i syve. Hap (mbyll) sytë. Kapsalliti (picërroi, përpëliti) sytë. Zgurdulloi (çakërriti) sytë. Ngriti (uli) sytë. Rrotulloi (perëndoi) sytë. Fërkoi sytë. I lidhi (i zuri) sytë. I shkëlqejnë (i ndritin) sytë. Iu ndezën sytë. I lotojnë (i qajnë, i djegin) sytë. I vishen (iu lëbyrën) sytë. Iu qepën (iu mbyllën) sytë nga gjumi. Ia vret drita (dielli) sytë.
- Aftësia për të parë, shikimi, të parët. Ka sy të fortë (të dobët). I ka sytë të mprehtë (të stërvitur). Syri të gënjen (të rren). Humbi sytë. E kanë lënë sytë mezi sheh; është verbuar. I erdhën sytë. Iu errën sytë. Më merren sytë më turbullohet shikimi, nuk shoh qartë, më erret vështrimi.
- Vështrimi a mënyra e të vështruarit si shprehje e jashtme e gjendjes së brendshme të dikujt; mënyra si shikon dikush; shikim, vështrim. Me sy të gëzuar (të qeshur). Me sy të pastër (të kulluar). Sy të egërsuar (të ndezur). Me sy lutës (hetues, pyetës, kureshtarë).
- Të drejtuarit e këtij organi mbi dikë a mbi diçka për ta parë; shikim, vështrim. Hodhi (shtiu, lëshoi) sytë diku. Drejtoi (ktheu) sytë nga dikush a nga diçka. I largoi (i hoqi) sytë. Ia nguli (ia mbërtheu, ia qepi) sytë dikujt a diçkaje. I ndali sytë te dikush a te diçka. E përcolli (e ndoqi, e shoqëroi) me sy. E kërkonte me sy. I iku (i shpëtoi, iu zhduk) nga sytë. Ia rrok (ia kap) syri. Treti sytë larg. Kryqëzuan (takuan) sytë. Ngado që të kthesh sytë.
- fig. Mënyra si e vështrojmë a e vlerësojmë dikë ose diçka, pikëpamja a pozita nga nisemi për të gjykuar për dikë a për diçka; këndi i vështrimit. Me syrin klasor (politik, revolucionar). Me sy kritik (mirëdashës). Me një sy të ri. Me syrin e mjeshtrit (e mjekut, e shkencëtarit). I sheh çështjet me një sy të caktuar. Ka rëndësi se me ç'sy e sheh.
- fig. Vëmendje e mprehtë dhe e përqendruar mirë diku për të mos na shpëtuar gjë pa e vënë re, vigjilencë; mbikëqyrje. Syri i masës (i popullit). Syri dhe veshi i klasës punëtore. Nuk i shpëtojnë syrit dhe gjykimit të klasës.
- vet. bised. Fytyra, faqet. Lau sytë. Ia hoqi (ia përveshi) syve.
- bised. Pamje, paraqitje e jashtme, zakonisht e mirë e diçkaje, dukë. Nuk ka sy. Duket i mirë në sy.
- fig. Vend prej nga duket mirë hapësira përreth; pika më e përshtatshme, më në qendër, mesi. Në syrin e diellit në një vend ku rrezet dhe drita e diellit janë të forta. Në sy të ditës në kohën kur është më e fortë drita e ditës, në mes të ditës. Kishte dalë në një sy mali. Ai qytet ishte syri i tregut.
- Lak i rrumbullakët në skaj të një filli a të një litari Syri i litarit.
- tek. Vrimë e rrumbullakët ku futet një vegël a një pjesë tjetër. Syri i pistonit (i boshtit).
- anat. Nyja ku lidhen dy kocka, kyç. Syri i këmbës secila nga pjesët e ngritura të kockës te qafa e këmbës. Syri i gjurit kupa e gjurit.
- vet. nj. shtypshkr. Pjesa e ngritur e shkronjës prej plumbi, që merr bojë dhe që del në letër. Syri i shkronjës. Sy i vrarë (i zbehtë). I prishet (i vritet) syri dëmtohet pjesa e shkronjës që merr bojë.
|
|
|
- (Mat, çmoj, përcaktoj) me sy (mat, çmoj, përcaktoj...) me hamendje, përafërsisht, jo me një masë të caktuar e në mënyrë të përpiktë. Në sytë e dikujt
- a) sipas vlerësimit të dikujt, siç e gjykon, e quan ose e mban dikush; para vlerësimit a gjykimit të dikujt;
- b) në prani të dikujt, duke qenë një tjetër po aty, haptas përpara të tjerëve dhe pa përfillur qëndrimin e tyre (zakonisht për një veprim të dënueshëm, të papranueshëm). Përpara (para) syve të dikujt
- a) në prani të dikujt, kur është dikush tjetër aty;
- b) hapur, sheshit. Sy ndër sy mu përpara dikujt; haptazi në prani të dikujt dhe pa e përfillur. Sy për sy (sy me sy) vetëm për vetëm me dikë, pa dëshmitarë të tjerë; ballë për ballë. Nuk u beson syve (veshëve) shih te BESOJ. Më bënë sytë shih te BËJ. Ia bëj me sy dikujt i shkel syrin, i luaj syrin. Ma bën me sy shaka. më tërheq shumë diçka për ta marrë ose për ta blerë, më josh. I ra me sy (udhës, sheshit, fushës) shih te BIE I. Bie në sy
- a) dikush bën diçka që tërheq vëmendjen e të tjerëve; ecën pa u ruajtur dhe e shohin; diktohet;
- b) dikush dallohet a shquhet për diçka;
- c) diçka dallohet a duket mirë në mes të gjërave të tjera, duket qartë; tërheq vëmendjen. I dolën sytë iu lodhën shumë sytë duke bërë një punë të imët, duke lexuar gjatë etj. I dalshin sytë! mallk. shih te DAL. Nuk i dal në sy dikujt edhe poh. nuk kam guxim të takohem me dikë nga turpi, ngaqë kam bërë një gabim a nuk kam plotësuar një zotim etj., nuk i dal dot përpara. Drejtoi sytë (vështrimin) nga dikush a nga diçka shih te DREJTOJ. Drita e syrit (e syve) shih te DRIT/Ë, A. I dhembin sytë (kur e sheh) shih te DHEMB. I erri sytë shih tek ERR. M'u errën sytë shih tek ERREM. Iu errën sytë shih tek ERREM. M'u errësuan sytë shih tek ERRËSOHEM. Fryji sytë! shih te FRYJ. Nuk të fryn në sy nuk të gjendet pranë kur ke nevojë, nuk të ndihmon kur ke ndonjë hall. I janë gërryer sytë shih te GËRRYHEM. Ma ha syri shih te HA 19. Sa të ha (të përfshin, të rrok) syri aq sa arrin të shikosh rreth e rrotull deri larg. Ia hëngri sytë dikujt shih te HA. E hëngri me sy shih te HA. Hap (çel) sytë shih te HAP. Hapi (çeli) sytë! ki kujdes!, mos rri i shkujdesur!, mos e fli mendjen!, ruaju! Ia ka hapur syrin dikujt shih te HAP. I hap (i çel) sytë dikujt shih te HAP. I hapi sytë shih te HAP. Iu hap syri shih te HAPEM. I janë hapur (i janë çelur) sytë shih te HAPEM. I hodhi një sy diçkaje shih te HEDH. E hoqi sysh dikë shih te HEQ. Hiqmu (shporrmu) sysh! largohu nga unë e mos më dil përpara! Humbi në sytë e dikujt shih te HUMB. S'më hyn në sy
- a) dikush a diçka më duket pa vlerë e pa rëndësi; nuk ma mbush mendjen se ka ndonjë vlerë a rëndësi;
- b) askush, asgjë nuk mund të ma zëvendësojë askush (asgjë) humbjen e një njeriu a të diçkaje shumë të shtrenjtë. Më iku nga sytë
- a) u largua pa u vënë re, iku tinëz;
- b) më shpëtoi pa e vënë re një gabim, një e metë etj. E ka syrin për diçka ka ndërmend të bëjë diçka, ka një qëllim a një synim. E ka syrin te dikush a te diçka
- a) kërkon ta ketë, ta shtjerë në dorë, e lakmon;
- b) e ka vëmendjen te dikush a te diçka;
- c) i ka varur shpresat te dikush a te diçka. S'e ka për sy (s'e ka në sy) nuk i pëlqen (zakonisht nga pamja e jashtme); nuk e ka qejf, nuk e do. Të kënaqet syri shih te KËNAQEM 1. Kthej sytë nga dikush a nga diçka
- a) nis t'i kushtoj vëmendje të posaçme dikujt a diçkaje; i jap rëndësi, e vlerësoj në radhë të parë;
- b) kërkoj ndihmë, i vë shpresat te dikush a te diçka. Kullot sytë shih te KULLOT. I lagu sytë shih te LAG. Laj sytë diku shih te LAJ. Sa pa larë sytë shih te LAJ. La sytë pas dikujt a pas diçkaje shih te LË. Ia lau sytë diçkaje shih te LAJ. Nuk e lëshon (nuk e heq) nga sytë shih te LËSHOJ. Mori sytë (mori sytë e iku) u largua me nxitim nga një vend, iku nga sytë këmbët. M'i mori sytë diçka shih te MARR. Ma merr syri diçka shih te MARR. T'i merr sytë diçka a dikush shih te MARR. E mori në sy diçka edhe moh. e mori parasysh pa u trembur një pasojë të keqe që mund të vinte nga një qëndrim a veprim i caktuar. I merren sytë i turbullohet vështrimi e gënjehet nga diçka. E mati me sy dikë shih te MAT 2. I mbaj (i kam) sytë te dikush a te diçka i kam të gjitha shpresat te dikush a te diçka, i var shpresat te dikush a te diçka. I mbeti syri (i mbetën, i ngelën sytë) te dikush a te diçka e shikoi gjatë e me bindje dikë a diçka të bukur që i pëlqeu shumë, nuk ia ndau vështrimin. I mbërtheu sytë mospërf. shih te MBËRTHEJ. Më mbiu në sy mospërf. më del përpara aq shpesh sa më mërzit. I mbushi sytë (me lot) shih te MBUSH. Nuk ta mbush (nuk ta zë) syrin shih te MBUSH. M'u mbush syri (plot) kam përpara shumë njerëz, shumë fëmijë ose shumë gjëra që i dëshiroja dhe jam i kënaqur. Mbylli sytë shih te MBYLL. Ia mbylli sytë dikujt shih te MBYLL. I mbylli sytë dikujt ishte te koka e dikujt në çastin kur ky vdiq, u kujdes për dikë deri në çastin e fundit. S'mbyll sy shih te MBYLL. Mbyll një sy shih te MBYLL. Më mbyllen sytë shih te MBYLLEM. Mpreh sytë shih te MPREH. Nuk ia ndan (nuk ia shqit, nuk ia heq) sytë e shikon vazhdimisht e me ngulm, nuk e shkëput vështrimin për asnjë çast. I ndriti sytë (dhëmbët) dikujt shih te NDRIT. Ia ngjiti sytë shih te NGJIT. Nxjerr sy (syrin) diçka shih te NXJERR. Nxjerr sytë shih te NXJERR. I nxori (i qiti) sytë dikujt shih te NXJERR. Le të nxjerrë sytë! shih te NXJERR. M'u njomën sytë shih te NJOMEM. I perëndoi sytë shih te PERËNDOJ. (I) perëndon sytë shih te PERËNDOJ. Ia plasi ndër sy dikujt shih te PLAS. Me plaçin sytë! bet. betohem për diçka të shtrenjtë se është ashtu si e them, betohem për sytë e ballit. Të plaçin sytë! shar. ku e ke mendjen, që e bën diçka keq ose që e dëmton diçka! E përfshiu me një sy (me një shikim, me një vështrim) shih te PËRFSHIJ 7. E përpiu me sy shih te PËRPIJ. Të pi sytë dikush shih te PI. Të pi nga sytë dikush shih te PI. I qan syri (i qajnë sytë) për dikë a për diçka shih te QAJ. I qepi sytë shih te QEP. Ia qepi sytë dikujt a diçkaje shih te QEP. Qorroi njërin sy shih te QORROJ. E rrëmbeu (e vodhi) me sy shih te VJEDH. I rrodhën sytë
- a) qau shumë me lot;
- b) lexoi ose bëri një punë të gjatë, sa iu lodhën shumë sytë. Për sytë e ballit (për këta sy që kam në ballë) bet. për gjënë më të shtrenjtë që kam, për fjalën e nderit. Në sy të botës (të dynjasë) shih te BOT/Ë,~A 1. Sa për sy (sa për faqe) të botës sa për t'u dukur përpara të tjerëve, vetëm për t'u paraqitur mirë e në rregull para të tjerëve; pa çiltëri. Për sytë e bukur të dikujt iron. vetëm sa për t'i bërë qejfin dikujt, jo sepse e meriton ose sepse ashtu e kërkon puna; për hatër të dikujt. Me sytë duman shih te DUMAN,~I. Syri i keq (i lig) vjet.
- a) aftësia e njeriut, sipas besëtytnive, për t'i bërë keq dikujt ose për t'i parandjellë një të keqe gjoja vetëm duke e parë;
- b) pasoja që i mbetet dikujt, sipas besëtytnive, nga veprimi i një njeriu që ka këtë aftësi; gjendja e njeriut, të cilin sipas besëtytnive, e kanë marrë mësysh. Sa për sy e faqe
- a) sa për t'u dukur; sa për t'u quajtur se u bë diçka ose se është në rregull, sa për të kaluar radhën, sa për të thënë;
- b) jo me çiltëri, jo me gjithë zemër. Me sy hapur (hapët) shih te HAPUR. Me sy të lirë (të zhveshur, të zbuluar) shih te LIRË (i,e) 6. Me sytë e mendjes me anë të përfytyrimit; me anë të arsyes. Me sy mbyllur shih te MBYLLUR. Me syrin (me sytë) xixë shih te XIX/Ë,~A. Me sytë e zemrës duke u nisur nga ndjenja e dashurisë ose e dashamirësisë, jo me arsye të ftohtë e pa u bërë thirrje ndjenjave. Shëtit sytë (vështrimin) shih te SHËTIT. E shikoj në sy diçka i dal përballë me guxim, nuk i trembem; e marr ashtu siç është në të vërtetë, pa pasur frikë nga pasojat. I ka shkarë syri dikujt shih te SHKAS. I shkel (i luaj) syrin dikujt shih te SHKEL. Më shkon (më vete) syri te dikush a te diçka
- a) më tërheq vëmendjen, e shoh rastësisht;
- b) më pëlqen diçka që e shoh së pari, kam dëshirë ta kem a ta marr. Shkrep syrin shih te SHKREP. E pashë me sytë e mi kam qenë dëshmitar a i pranishëm vetë për diçka, jam plotësisht i sigurt se diçka është ashtu. Mos ia pafsha sytë! nuk dua të kem të bëj më me dikë që është sjellë keq ose që më ka bërë një të keqe, nuk dua ta takoj më kurrë. Nuk e shoh dot me sy (s'dua t'ia shoh sytë) e kam marrë inat dikë ose nuk më pëlqen fare, aq sa nuk dua të më dalë përpara; më ngjall neveri, s'e duroj dot. Shqeu (hapi) sytë shih te SHQYEJ. Nuk ia shtie sytë shih te SHTIE. Shtroj syrin shih te SHTROJ. Shtrydh sytë shih te SHTRYDH. Iu shuan sytë shih te SHUHEM. Më takohen sytë me dikë shih tek TAKOHEM. S'i trembet (s'i fiket) syri shih tek TREMBEM. M'u tha syri për diçka më mungon diçka prej shumë kohësh, ka shumë kohë që nuk e kam në përdorim, nuk e shoh etj. Na thave sytë shih te THAJ. Iu thafshin sytë! mallk. shih te THAHEM 5. Ta thotë në sy shih te THEM. Ia tha (ia përplasi) në sy diçka dikujt ia tha hapur një gabim, një faj, një të metë etj., ia tha troç. Më therin sytë shih te THER. I ka veshur sytë diçka shih te VESH. M'u veshën sytë shih te VISHEM. Nuk i vetëtin syri është trim i madh, nuk i bën syri tërr. E vodhi (e rrëmbeu) me sy dikë e pa fshehurazi pa u vënë re nga të tjerët (thuhet për dikë që na pëlqen shumë). Ia vuri (a shtiu) syrin
- a) dikujt e zgjodhi midis të tjerëve për t'i ngarkuar një punë, për ta caktuar në një vend, për t'u fejuar a martuar me të etj.;
- b) diçkaje lakmon ta shtjerë në dorë. Më vret sytë diçka shih te VRAS. Zbardhi sytë mospërf. shih te ZBARDH. I zuri sytë dikujt
- a) e pengoi me mënyra të ndryshme që të shohë a të kuptojë të vërtetën; e mashtroi, i mori mendtë dikujt;
- b) me diçka i paraqiti diçka sa për ta gënjyer a mashtruar. Ma zuri syri e pashë rastësisht diku, në kalim e sipër, në mes të të tjerëve. Iu zvogëluan sytë shih te ZVOGËLOHEM. M'u bë plagë në sy diçka shih te PLAG/Ë, ~A. M'u bë syri bakër për diçka shih te BAK/ËR,~RI. M'u bënë sytë ujë shih tek UJ/Ë,~I. M'u bënë sytë ujë për dikë shih tek UJ/Ë,~I. Më bëjnë sytë agull shih tek AGULL,~I. E ka bërë syrin gozhdë shih te GOZHD/Ë,~A. Bëri (mori) një sy gjumë shih te GJUM/Ë,~I. Bëj syrin gjyveç shih te GJYVEÇ~I. I bëj sytë katër shih te KATËR. I bëjnë sytë tre e tre dikujt nuk sheh mirë, i merren sytë (zakonisht nga një sëmundje a nga një shqetësim i madh). E bëri një sy qorr (të verbër) shih te VERBËR (i,e). Më bën syri (shpirti) rehat shih te REHAT,~I. Nuk i bën syri tërr shih tek TËRR. Ia bëri sytë vetëtimë dikujt shih te VETËTIM/Ë,~A. I ra gjaku në sy (në lëkurë) shih te GJAK,~U I. I ka dalë (i ka mbirë) bari në sy (në faqe) shih te BAR,~I I. dolën sytë dokërr shih te DOK/ËRR,~RRA. I dolën sytë jashtë (nga vendi) u zgurdullua fort (nga tmerri, nga habia, nga mundimi, nga zemërimi etj.). Nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) syri (bebja e syrit, qepalla, qerpiku) është trim i madh, e pret a e përballon gjithçka pa u trembur. E do si kripën në sy dikë iron. shih te KRIP/Ë,~A. Ëndrra me sy hapur (me sy çelur, zgjuar, në mes të ditës, në diell) shik tek ËND/ËRR,~RRA 5. Fle me një sy (hapur) shih te FLE. Fle me sy hapur (hapët) shih te FLE 1. Flet me sy e me vetulla i lëviz shumë sytë e vetullat kur flet; bashkë me fjalët përdor edhe lëvizjet e fytyrës për të shprehur mendimet e ndjenjat e veta. Sa t'i futësh gishtat në sy është errësirë shumë e madhe, nuk mund të shohësh dy hapa larg. Gardhi ka sy shih te GARDH,~I. Gjithë (tërë) sy e veshë me vëmendje të madhe që të mos i shpëtojë asgjë; shumë i vëmendshëm për të marrë vesh diçka a për të dëgjuar diçka që i pëlqen etj. Të ha (të qëron) të bardhën e syrit shih te BARDH/Ë,~A (e). Të ha në dritë të syrit shih te DRIT/Ë,~A. Të ha kokërdhokun e syrit shih te KOKËRDHOK,~U. Ia ha syri në qime dikë e sheh fare mirë dikë dhe mund ta qëllojë me pushkë. Sa kap (sa çel) e mbyll sytë shih te HAP. E hodhi (e fugu, e vuri, e ktheu) festen (kësulën, qeleshen, kapelën, takijen) mbi sy (mënjanë) u qetësua, e fjeti mendjen pasi e vuri një punë në rrugë të mbarë ose pasi i siguroi të gjitha gjërat që i duheshin, i kapërceu të gjitha vështirësitë a telashet dhe e ka çdo gjë në rregull. I hodhi hi (pluhur) syve dikujt shih te HI,~RI. I hodhi kashtë syve dikujt shih te KASHT/Ë,~A. S'ia heq zhiblën aga syri dikujt shih te ZHIB/ËL, ~LA. Humbi dritën e syrit (e syve) shih te HUMB. Iku (shkoi, ia mbathi) nga (ka) sytë këmbët iku me vrap nga një vend për të shpëtuar në një drejtim të pacaktuar a të panjohur, iku nga e çonin sytë, ia mbathi me të katra. E ka gjak në sy shih te GJAK,~U I. E ka halë (ferrë, gjemb, shushull) në sy shih te HAL/Ë, ~A. E ka syrin atje (aty) dikush synon diçka të caktuar, atje i rri mendja, atë e dëshiron e përpiqet ta ketë. E ka syrin bakër shih te BAK/ËR,~RI. I kam sytë në ballë shih te BALL/Ë,~I I. E kanë sy në ballë dikë e duan shumë, e duan dhe e ruajnë si sytë e ballit. E kanë si dy sytë dikë e kanë si sytë e ballit. Pash (pasha) sytë e ballit bet. për gjënë më të shtrenjtë që kam, për sytë e ballit. E ka syrin boçë shih te BOÇ/Ë,~A. I ka sytë dollap shih te DOLLAP, ~I. S'ka sy e faqe ka bërë diçka të keqe ose të turpshme dhe nuk mund të guxojë më t'i dalë përpara dikujt a t'i kërkojë diçka; është bërë me turp e s'del dot përpara të tjerëve. Me ç'sy e ç'faqe s'ka sy e faqe. E ka syrin të hapur shih te HAPUR (i,e). I ka sytë me jakëz mospërf. shih te JAKËZ,~A. Ka sy të lig (të keq) ka aftësinë për të marrë mësysh (sipas besëtytnive). E ka syrin të madh për diçka lakmon shumë, kërkon gjëra që nuk i përkasin ose që janë jashtë mundësive të tij. I ka sytë me majë shih te MAJ/Ë, ~A. E ka syrin pishë (kokërr) shih te PISH/Ë,~A. E ka syrin plot shih te PLOT. E ka syrin plumb (plumbç) shih te PLUMB,~I. E ka syrin pushkë (shigjetë) dikush shih te PUSHK/Ë,~A. Si e ke syrin e pushkës? shaka. shih te PUSHK/Ë,~A. Nuk i ka sytë në vend nuk e sheh mirë atë që bën. E ka syrin xixë (i ka sytë xixë) shih te XIX/Ë,~A. S'ka ujë në sy shih tek UJ/Ë, ~I. Ktheu sytë nga qielli shih te QIELL,~I. Deri ku të arrin syri aq larg sa mund të shohësh, shumë larg, tej në horizont. Ku i ke sytë? përdoret për t'i tërhequr vëmendjen dikujt ose për ta qortuar për një gabim a një të metë në punë. S'i la sy e faqe e turpëroi a e shau rëndë, e bëri që të ketë turp t'u dalë të tjerëve përpara; i mori fytyrën. I lëshojnë (i bëjnë, i nxjerrin) sytë shkëndija (çika, xixa)
- a) i erret vështrimi dhe i duket sikur ka diçka të ndritshme përpara (nga një goditje e fortë etj.);
- b) i shkëlqejnë fort sytë nga zemërimi i madh ose nga urrejtja;
- c) ndien gëzim të madh, nuk përmbahet dot. Mori botën (dheun) ndër sy shih te MARR. Ka marrë detin me sy dikush i duket çdo gjë shesh me lule, ka dëshira e shpresa të tepruara, kujton se do të bëjë gjëra të mëdha. Mori të keqen (të ligën) në sy d i k u s h i doli një të keqeje ballëhapur, iu fut diçkaje pa frikë duke e njohur rrezikun. Mori malin me sy dikush iku diku në male, u zhduk në male, mori malet. Mori sytë e iku shih te MARR. E ka marrë vdekjen në sy nuk i trembet vdekjes, nuk ka frikë se vdes, tregohet trim. I mban sytë dollap shih te DOLLAP,~I. I mbaj sytë hapur ndjek vazhdimisht me vëmendje e me kujdes ato që ndodhin përreth, jam gjithnjë i gatshëm për t'u bërë ballë rreziqeve e të papriturave, jam vigjilent. I mbanin (i ngrinin) sytë nga qielli shih te QIELL,~I. Mbaj syrin në shtjekëz shih te SHTJEKËZ,~A. S'i mbeti (s'i ngeli) sy e faqe u turpërua keq e nuk mund t'u dalë më të tjerëve përpara. M'u mbush syri me gjumë shih te MBUSHEM. Iu mbushën sytë me lot shih te MBUSHEM. I mbylli sytë përgjithmonë lart. vdiq. Mbyll një sy e një vesh (bën një vesh të shurdhër e një sy qorr) para dikujt a diçkaje bën sikur nuk sheh e nuk dëgjon; bën lëshime e tregohet zemërgjerë ose i butë për dikë a për diçka, lë të kalojë diçka që është e parregullt a e gabuar. Ia njoh beben e syrit dikujt shih te BEB/E,~JA II. I pikon syri gjak e bën diçka duke u munduar shumë, lodhet jashtë mase. E priti me lot në sy shih te LOT,~I. Mos të qaftë syri kurrë! ur. qofsh gjithnjë i lumtur, mos të rënçin fatkeqësi. E ruaj (e dua) si sytë e ballit (si dritën e syve) e kam si gjënë më të shtrenjtë, kujdesem shumë për të dhe e mbroj nga çdo e keqe ose cenim. E ruan si syrin e vetëm e ruan si diçka shumë të shtrenjtë, kujdeset shumë për të. E shikoj (e vështroj) në bebe të syrit shih te BEB/E,~JA II. E sheh (e shikon, e vështron, e vëren) me bishtin e syrit shih te BISHT,~I. Ka parë botë (dynja) me sy shih te SHOH. Nuk sheh buallin para sysh shih te BUALL,~I. Pa kiametin me sy shih te KIAMET,~I. E pashë me sytë e ballit (me këta sy) e pashë vetë, isha vetë atje kur ndodhi diçka. E sheh (e shikon, e ka, e vështron) me sy të keq (të lig, të shtrembër) shih te SHTREMBËR (i,e). E sheh (e ka) me sy të mirë dikë e shikon me dashamirësi, me simpati; ka mendim të mirë për dikë a për diçka, e përkrah duke u nisur nga mendimi i mirë që ka për të. Mos i paftë syri keq! ur. shih te SHOH. Nuk i shohin sytë këtej shih te SHOH. E shikon me syrin e njerkës shih te NJERK/Ë,~A. E shikon me syrin plot dikë a diçka shih te PLOT. E shoh me një sy tjetër shih tek TJETËR. E pa vdekjen me sy shih te SHOH. E shikon të vërtetën në sy shih te VËRTET/Ë,~A (e) Është t'i shkelësh në dritë të syrit shih te DRIT/Ë,~A. Nuk i veton (as që i veton) ashka e syrit dikujt shih tek ASHK/Ë,~A. I kanë vënë ag sytë shih tek AG,~U. I kanë vënë (i kanë zënë) cergë sytë shih te CERG/Ë,~A. Nuk vuri (nuk shtiu) gjumë në sy shih te VË. I kanë vënë sytë tis shih tek TIS,~I I. E vështroj me sy të mprehtë diçka shih te MPREHTË (i,e). E vodhi me bisht të syrit e pa rastësisht, e pa kalimthi a shkarazi. Ta vjedh hundën midis (në mes të) syve shih te VJEDH. I zuri sytë buka (e mira) shih te BUK/Ë,~A. I zëntë sytë buka! mallk. u verboftë! (thuhet për dikë që tregohet mosmirënjohës ndaj atyre që e kanë rritur a që janë përkujdesur shumë për të). I kanë zënë sytë lesh shih te LESH,~I. I kanë zënë sytë mjegull shih te MJEGULL,~A 2. I arrijnë sytë gjer te maja e hundës keq. shih te HUND/Ë,~A. S'u beson as syve, as veshëve të vet dikush kërkon t'i vërtetojë e t'i saktësojë mirë gjërat, është shumë i kujdesshëm e nuk beson asgjë pa e vërtetuar vetë. Një copë mish me dy sy mospërf. shih te MISH,~I. E di ku i ka marri sytë shih te MORR,~I. Do (kërkon) të dijë ku e ka pleshti syrin shih te PLESHT,~I. Duart nga mielli, sytë nga qielli e bën një punë pa e pasur mendjen aty, është i pakujdesshëm a i papërqendruar në punë. I ka lotët në majë të syrit shih te LOT,~I. Korbi korbit (sorra sorrës) s'ia nxjerr sytë fj. u. shih te KORB,~I. Larg sysh, larg zemrës fj. u. njeriun që është shumë kohë larg edhe mund ta harrojnë e të mos e kujtojnë si të afërt e të dashur. Më mirë të të dalë syri sesa nami fj. u. emri i mirë a i keq që përhapet për dikë i sjell nganjëherë shumë ngatërresa e pasoja të këqija. Qesh me sy e qan me zemër shih te QAJ. E ruan si qorri syrin e vetëm shih te QORR,~I. Rrit sorrën të të nxjerrë sytë shih te SORR/Ë,~A. Syri i bardhë si një kokërr dardhë fj. u. thuhet kur dikush duket nga sytë se është njeri i butë e zemërmirë. Syri plot e dora thatë thuhet për të vënë në dukje raste të tilla, kur, ndonëse përreth ka me shumicë nga të gjitha gjërat, dikush nuk ka mundësi të shtjerë në dorë diçka për vete a për të tjerë. Një sy verboje, një vesh shurdhoje! i thuhet dikujt kur e këshillojmë që të bëjë sikur as nuk sheh, as nuk dëgjon. Ç'i sheh (ç'i zë) syri, ia bën (ia zë) dora është mjeshtër për çdo punë, i vjen ndoresh për çdo gjë, e bën gjithçka shumë mirë. Shih me sy e plas me zemër (shih me sy e s'është për ty) thuhet kur diçka e dëshirojmë shumë, por nuk mund ta kemi. S'sheh syri, sheh mendja thuhet kur nuk e vëmë re dikë a diçka që na del përpara, sepse e kemi mendjen gjetiu. Ia tha të katër të vërtetat në sy shih te VËRTET/Ë,~A (e). Kur shtie drutë, hap sytë fj. u. shih te SHTIE. Të jep thonjtë e bufit për të të nxjerrë sytë keq. thuhet kur dikush të bën një të mirë të vogël gjoja për të të ndihmuar, por synon që më pas të të bëjë një të keqe të madhe. Në vend që t'i vinte vetulla, i nxori sytë shih te VETULL,~A. Fusha ka sy e mali (pylli, gardhi, muri) ka veshë fj. u. shih te FUSH/Ë,~A. Shikon (sheh) qimen në syrin e tjetrit dhe nuk shikon (nuk sheh) trarin në syrin e vet shih te QIM/E,~JA. Bari i syrit bot. shih te BAR,~I I. Dhëmballët e syrit shih te DHËMBALL/Ë,~A. Lule syri bot. shih te LUL/E,~JA. Sy magjik radio. llambë e posaçme që vihet në radio për të parë rregullimin e përpiktë të valës në stacion. Syri i palloit bujq. sëmundje që i bie zakonisht ullirit dhe që shfaqet me disa njolla të rrumbullakëta të murrme në gjethet e kokrrat, lia e ullirit.