trup m.

  1. fiz. Çdo qenie, send, lëndë a pjesë e saj, me tipare e me veti të ndryshme dhe në trajta të ndryshme, që zë një vend të caktuar në hapësirë; send lëndor. Trup i ngurtë (i lëngët, i gaztë). Trup i thjeshtë (i përbërë). Trup i lehtë (i rëndë). Trupat qiellorë planetët, yjet. Trupat organikë (joorganikë). Trup elastik (plastik). Trup i metaltë. Trup i huaj diçka e jashtme që na hyn në sy, në vesh a në organizëm. Trup i lirë trup që lëviz në hapësirë kur nuk vepron asnjë forcë mbi të. Lëvizja e trupave. Pesha e trupave. Vetitë e trupave.
  2. Organizmi i njeriut a i kafshës i vështruar kryesisht nga përbërja dhe si një e tërë; çdo qenie e gjallë në pamjen e saj të jashtme; shtat; pjesa kryesore e këtij organizmi, trung; pjesa e veshjes që mbulon këtë pjesë kryesore të njeriut. Me trup gjatë (të shkurtër, të hollë, të trashë) Me trup të dobët (të shëndosh, të lidhur, të bukur, të hedhur, të hajthëm). Me trup të njomë. Me trup të prerë me trup të bukur. Trup i vdekur kufomë. Trupi i të vdekurit. Gjymtyrët (pjesët, organet) e trupit. Pesha e trupit. Temperatura e trupit. Anatomia e trupit të njeriut. Lartësia (gjatësia) e trupit. Deri në mes të trupit. Luftim trup me trup. usht. Trupi dhe mëngët e bluzës. I pakët nga trupi. Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë. fj. u. libr. Ushtrime me trup të lirë. sport. Ishte pa rroba në trup. Drejtoj trupin. Fërkonte trupin. Kalit trupin. Laj trupin. Lëshon (me) trup hedh shtat, rritet. U tret nga trupi. Zgjati trupin. Më rëndon trupi. Shpiu trupin. Më shkojnë mornica nëpër trup kam ftohtë; ia përshkoi tërë trupin. Është në trup të tij është i gjatë ose i shëndoshë aq sa duhet. Më vijnë për trup më rrinë pas trupit, më bien tamam (për rrobat). Trupi (shtati) pyll, mendja fyell i madh nga trupi, por pa mend në kokë. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndriçohet me të mësuar. fj. u.
  3. Trung druri ose një pjesë e tij. Trup i prerë. Trupa pishe (lisi). Trupa sharre. Ngarkon (shkarkon) trupat. Prenë ca trupa.
  4. Pjesa kryesore e një sendi; pjesa kryesore e një pajisjeje, në të cilën kapen a mbërthehen pjesë të tjera më të vogla; skeleti i diçkaje, ajo që përbën bazën e diçkaje. Trupi i vidhës. Trupi i plugut. Trupi i aeroplanit (i anijes). Trupi i motorit (i tornos). Zanore (bashkëtingëllore) në trup të fjalës. gjuh.
  5. gjeom. Pjesë e hapësirës që kufizohet nga të gjitha anët me faqe të rrafshëta ose të përkulura. Trup gjeometrik. Vëllimi i trupit.
  • 6. përmb. Grup njerëzish që kanë punë të njëjtë a detyrë të përbashkët dhe që përbëjnë një kolektiv, një administratë, një institucion etj. Trupi diplomatik përfaqësuesit e shteteve të huaja të akredituar në një shtet. Trupi gjykues kryetari i gjyqit së bashku me anëtarët. Trupi mësimor (pedagogjik) tërësia e arsimtarëve të një shkolle; të një fakulteti etj. Trupi mjekësor mjekët.
  1. përd ndajf. Si një gjë e vetme, lidhur e bashkuar fort; të gjithë së bashku. U ngritën trup në këmbë. U çua trup gjithë vendi.
  • Ka trup është e trashë dhe e mirë, ka një përqindje të lartë alkooli (për verën). Mbaj mbi trup më bie përsipër një barrë e rëndë, rëndon mbi mua; e kam ngarkesë të tepërt që më sjellë vështirësi a pengesa. Mori trup dikush u rrit, u zgjat mjaft, hodhi shtat. I shartuar në trup (në trung) shih te SHARTUAR (i, e). Me trup e me zemër i tëri, plotësisht. Si një trup i vetëm të gjithë tok, së bashku, si një tërë; të lidhur njëri me tjetrin e të pandarë, të bashkuar fort për një qëllim të lartë. Nuk i beson as këmishës së trupit shih te BESOJ. S'mban gjë në trup është i hapur, nuk di të mbaj gjë fshehur. S'i ngjitet qimja në trup shih te QIM/E,~JA. Trupi boçkë e mendja lomçkë mospërf. shih te BOÇK/Ë,~A. Trup i përbërë kim. Trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Trup i thjeshtë kim. element i kimik i thjeshtë.

Ndajfolja

redaktoni

trup ndajf.

  1. Drejt, përmes, mes për mes; në rrugën më të shkurtër, shkurt. I ra pyllit trup. T'i biem fushës trup. I ra trup e trup detit i ra detit anembanë.
  2. fig. Copë, prerazi; drejt, hapur, troç; shkurt. Trup po ta them. Ia tha trup e shkurt. Bjeri më trup!.