vend m.

  1. Hapësirë a sipërfaqe tokësore, tokë e kufizuar a pjesë toke që ka veçori të caktuara fizike e gjeografike; truall; zonë. Vend malor (shkëmbor, fushor, moçalor). Vend i sheshtë (i ngritur, i thyer, i hapët). Vende të ulëta (të larta). Vend i bukur (i butë, klimaterik). Vend i thatë (i zhveshur). Vend djerr. Vendet e nxehta.
  2. Pjesë toke a pjesë e sipërfaqes tokësore (fushë, pyll, fshat, krahinë etj.), që ka diçka të veçantë ose që përdoret për diçka, hapësirë a sipërfaqe që shërben për një qëllim të caktuar, truall që caktohet për një punë; pjesë hapësire ose sipërfaqeje tokësore ku është një njeri a një send, ku ka ndodhur diçka, për ku ka marrë drejtimin një lëvizje etj. Vend historik. Vendi i lojës (i takimit). Vendi i burimit. Vendi i ngjarjes. Vendi i nisjes (i mbërritjes). Vendi i shërbimit. Vend për ndërtim (për banesë, për strehim). Vend për kullotë. Vend për fushë sporti. Emra vendesh. gjuh. Ndajfolje vendi. gjuh. Rrethanor vendi. gjuh. Në vendin e aksionit. Në vendin e sulmit (e goditjes). Në një vend të caktuar. Në çdo vend. Në vende publike. Në vende kyç. Në vende të dukshme. Në një vend afër (larg). Në këtë vend ka ndodhur. U nisëm për në një vend të panjohur. Vajtëm deri në një farë vendi. Zgjodhëm një vend të përshtatshëm. E studioi (e zgjidhi) në vend.
  3. Hapësirë a sipërfaqe ku është a ku duhet të jetë një njeri, një send etj., pjesë e një hapësire që zë dikush a diçka; pjesa e hapësirës a e sendit ku rri dikush a mbahet diçka. Vendi i plaçkave. Rri (qëndron) në vend. S'lëviz nga vendi. I ndërroi vendin. E çoi nga një vend në një tjetër. Është në të njëjtin vend. S'rri në një vend lëviz shumë. E mbaj në vend e ndal, nuk e lë të ikë a të largohet. Çdo gjë ka vendin e vet. I vuri gjërat (orenditë) në vendet e tyre. E çoi kockën në vend.
  4. Hapësirë e lirë; pjesë e një hapësire, e zbrazur nga sendet; hapësira a sipërfaqja që mbush ose që zë një send, një njeri etj. Dy pëllëmbë vend. Ka (shumë) vend. S'ka më vend. Hapi pak vend. U hap vendi. Zë (shumë) vend. E ngushtoi vendin. Ka vend edhe për një tryezë (për një njeri). S'ka vend ku të rrotullohesh (nga të dalësh, ku të shtrish këmbët). I bëj vend dikujt mblidhem a ngushtohem që të ulet edhe dikush tjetër.
  5. Pjesë e kufizuar dhe e pajisur posaçërisht që të rrijë, të ulet ose të flejë një njeri; ndenjëse a karrige (në një automjet, në një sallë etj.). Vend i zënë (i lirë). Vendet e tribunës (anës tribunës). Autobus me dyzet vende. Sallë me një mijë vende. Hotel me treqind vende. Nëpër vende! U zunë të gjitha vendet. I liroi vendin një plaku. Gjeti një vend. Zë (ruaj, mbaj) një vend! U ul (u kthye) në vendin e vet.
  6. Krahina, fshati a qyteti ku ka lindur ose ku banon dikush, vendlindje, një krahinë e caktuar. Vendi i lindjes (i banimit). Veshjet e vendit. Në ç'vend është?
  7. Hapësirë tokësore që shtrihet brenda kufijve të caktuar shtetëror; shtet; atdhe. Vendi ynë. Vend socialist. Vendet kapitaliste. Vendet ballkanike (perëndimore, lindore). Vend i pavarur (i varur). Vend i zhvilluar (i përparuar, i prapambetur). Vendet pjesëmarrëse (ndërluftuese). Jeta e vendit. Mall (prodhim) vendi mall që është prodhuar këtu e që nuk është sjellë nga jashtë shtetit. Raca e vendit. Sipas orës së vendit. E siguruam bukën në vend. Shkeli (pushtoi) disa vende. Lulëzon vendi. Në të gjithë vendin.
  8. Pjesë në trupin e njeriut a në veshjen e tij ku ka diçka; pjesë e kufizuar në një rrobë a në një sipërfaqe të caktuar. Vend i lig (i keq). euf. baqthi. Vendi i ujit. euf. Vendi i hollë. euf. Vendi i vrarë (i mavijosur). Vendi i grisur (i ndotur). Vendi i fëmijës. anat. organi që formohet në mitrën e gruas shtatzënë dhe që shërben për shkëmbimin e lëndëve e për ushqimin e embrionit. Vendi i plagës. Ishte dëmtuar në disa vende.
  9. Pjesë në një vepër letrare a muzikore, ku përmendet diçka; rendi i një fjale në një tekst, në një fjalor etj. Vendi ku përshkruhet lufta. Vendi i fjalëve në fjali. Deri në vendin ku ...
  10. Puna, detyra që ka dikush a shërbimi që kryen. Vend i rëndësishëm. Vend i ngrohtë (i rehatshëm). keq. punë e lehtë e me pagë të mirë. Vend pëllumbash. bised., iron. punë shumë e lehtë. Vend pune. Zuri (siguroi) një vend. I gjeti vend. U zu vendi. Shkurtuan një vend. Kërkon një vend. Lëshoi vendin. Ka dy vende të lira.
  11. Rendi a shkalla që zë dikush në një garë, në një vlerësim, në një konkurs, në mësime, në një listë etj. Vendi i parë (i dytë, i tretë.. . ). Lufta për vendin e parë. Zuri vendin e pestë.
  12. fig. Rendi a shkalla që zë dikush në marrëdhënie me të tjerët në shoqëri, në familje etj.; roli i dikujt në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, pozita shoqërore e dikujt sipas vlerës që ka a që i japin të tjerët; rëndësia e dikujt a e diçkaje. Vend kryesor (i rëndësishëm, qendror, i veçantë). Vend komandues (drejtues). Ka një vend nderi. Zë një vend të merituar në histori. Ka vendin e tij në jetë. E vlerësojnë nga vendi që ka në fushën e kulturës (e shkencës).
  13. përmb. Tërësia e njerëzve që banojnë a që jetojnë diku, njerëzit, gjindja e një fshati, e një qyteti, e një krahine, e një shteti etj.; populli, popullsia. Luftonte vendi për liri. U ngrit i gjithë vendi. Mblodhi tërë vendin. S'e donte vendi. U tund vendi. fig.
  14. Mjedisi a rrethanat e përshtatshme për të thënë a për të bërë diçka. S'është vendi këtu. Kishte gjetur vendin që bënte ashtu. S'është as koha as vendi për këtë. Sipas vendit bëhet kuvendi. fj.u.
  15. fig. Arsye për të thënë ose për të bërë diçka. Fjalë me vend fjalë e drejtë, e përshtatshme, e arsyeshme. Vërejtje me vend. Kërkesë pa vend. Flet me vend. Është pa vend është i padrejtë, i papërshtatshëm. E qortoi me vend. S'ka vend për dyshim. Lë vend për dyshime lë shteg a rast për dyshime. Është jashtë vendit është i paarsyeshëm, i pathemeltë, pa baza.
  • Në vend menjëherë, aty për aty; aty ku ishte. Në vend të dikujt a të diçkaje në këmbë të dikujt a për diçka. Në vend që... përdoret për të shprehur një zgjidhje tjetër ose për të kundërvënë dy veprime a gjendje të ndryshme. Në vend (i ati, e ëma) shumë i ngjashëm në pamje me të atin (me të ëmën), gjallë i ati (e ëma). Vend e pa vend edhe aty ku nuk duhet; pa arsye; kot. Bëri vend diçka u bë zakon, u rrënjos, nuk hiqet dot. E çoj (e shpie) në vend ( një fjalë, një urdhër, një porosi etj.) e zbatoj, e përmbush a e plotësoj deri në fund. M'u errësua vendi (bota) shih tek ERRËSOHEM. Gjej vend gjej rast a mundësi, gjej shteg. Gjen vend diçka shprehet a pasqyrohet; del. Gjeti vendin mospërf. mori atë (zakonisht dënimin) që meritonte. Më ha vendi s'rri dot në një vend, nuk më mban vendi; rri si mbi gjemba. U hodh nga vendi u zemërua menjëherë, kërceu përpjetë. Ka vend është e mundshme, ka mundësi, mund; duhet, është e nevojshme. S'ka vend këtu dikush a diçka nuk lejohet, nuk duhet lejuar; nuk pranohet. Kryet e vendit shih te KRYE,~T 7. E la në vend dikë e vrau me një të goditur. Lëshoi vend (pe) shih te LËSHOJ. I lëshoj vendin dikujt e nderoj, e vlerësoj, i heq kapelën për meritat që ka. Luaj vendit! përdoret për të shprehur një habi të madhe për ato që na tregon ose na thotë dikush ose në rastet kur një njeri ka paragjykimin se ajo që thotë dikush mund të sjellë ndonjë të keqe. Mbaj vendin! keq. shih te MBAJ. E mbaj (e mbërthej, e gozhdoj) në vend bëj që dikush të mos përparojë në punë a në jetë; nuk e lë të lëvizë a të përparojë. Nuk e mban vendi (toka) dikë shih te MBAJ. Mbeti në vend vdiq menjëherë. Mëshoji vendit! keq. shih te MËSHOJ. Më ngre vendi jam shumë i shqetësuar e nuk mund të rri dot, kam kokëçarje e shqetësime të mëdha. S'më nxë vendi jam shumë i shqetësuar, nuk më pritet, nuk kam durim; lëviz sa andej këtej, nuk rri dot në një vend nga shqetësimi a padurimi. Qëndron (mbeti, ngeci, ngeli, numëron, bën hapa) në vend nuk përparon më tej, mbetet në të njëjtën gjendje; mbetet prapa, nuk ecën me kohën, mbetet aty ku ishte; nuk ndryshon. Rrahu (çau, kërkoi) vendin (dheun, dynjanë) shih te RRAH. S'më rrihet në (një) vend jam shumë i shqetësuar, kam një hall a brengë të madhe; s'duroj dot dhe lëviz andej-këtej. Shkon në vend (fjala) zbatohet, vihet në jetë. I tregoi vendin dikujt e ndëshkoi dikë siç e meritonte, i tregoi se sa vlente e si duhej të sillej. S'tundet (s'lëviz) nga vendi nuk shqetësohet për asgjë, nuk e ha meraku. Në vend numëro! usht. shih te NUMËROJ. E vuri në vend dikë e vuri përpara përgjegjësisë, ia mblodhi. E vuri në vend diçka
  • a) e zëvendësoi një send me diçka që ka vlerë të barabartë, e zëvendësoi a e plotësoi me diçka tjetër;
  • b) fitoi atë që kishte humbur (nderin, nderimin); riktheu, ndreqi. Zë vend shih te ZË. I zuri vendin (këmbën) dikujt shih te ZË. S'më zë vendi shih te ZË. S'më zuri vend buka etj. shih te ZË. Bëri vend në zemrën e dikujt shih te ZEM/ËR,~RA. Iu bë vendi zjarr shih te ZJARR,~I. I bie daulles në një vend shih te DAULL/E,~JA. Ia çoi dëshirën në vend dikujt ia plotësoi dëshirën. E çoi në vend të vetën nguli këmbë e u bë siç tha ai, i shkoi e tija. I dolën sytë nga vendi (jashtë) shih te SY,~RI. E gjeti guri vendin e gjeti punën e përshtatshme, e gjeti puna të zotin. S'gjen vend ku të futet (s'i gjen dot vend vetes) është shumë i shqetësuar, ka një hall të madh. Nuk e ka kokën (mendjen) në vend nuk është në rregull nga mendja; është shumë i hutuar, s'është në vete, e ka humbur toruan. E ka kokën në vend të lig keq. shih te LIG (i),~Ë (e). Nuk i ka sytë në vend shih te SY,~RI. E la thes në vend shih te THES,~I. Nuk i la vend vetes është sjellë keq me të tjerët, nuk ka lënë kujtime të mira. Mbeti thes në vend shih te THES,~I. Mbeti (bën, rri) në vend numëro shih te NUMËROJ. Nuk i pret sëpata në një vend shih te SËPAT/Ë,~A. Ia solli gjakun në vend dikujt shih te GJAK,~U I. Ia solli shpirtin në vend dikujt e ndihmoi ta marrë veten, ta ndiejë veten mirë, të këndellet e të gjallërohet, e solli në vete (për dikë që ka mërdhirë shumë, që është i uritur etj. dhe ngrohet pranë zjarrit, shuan urinë etj.) Mos u ul në vend të huaj! shih tek ULEM. I erdhi gjaku në vend shih te GJAK,~U I. I erdhi zemra (shpirti, fytyra) në vend u qetësua, e mori veten (pas një tronditjeje të fortë a shqetësimi të papritur). S'i zë bytha vend thjeshtligj., keq. nuk ngulet në punë. I zë vend fjala ia dëgjojnë fjalën, e dëgjojnë të tjerët. S'i zë vend gjaku shih te GJAK,~U I. S'i zënë këmbët vend (dhe, tokë) shih te KËMB/Ë,~A. Vendi s'të thotë kurrë «ngrihu!» kur shkon diku si mysafir a për ndonjë punë, mos prit të të thonë të tjerët që të largohesh, por duhet të largohesh vetë në kohën e duhur. S'i zë gjuha vend ndër dhëmbë (s'i rri gjuha prapa dhëmbëve) shih te GJUH/Ë,~A I. Guri është i rëndë në vend të vet fj. u. shih te GUR,~I. E kërkoi vend më vend e mal më mal dikë a diçka e kërkoi në të katër anët, s'la vend pa kërkuar, e kërkoi gjithandej. Vend i ngushtë ek. degë a fushë, në të cilën ka vështirësi për prodhimin ose për një veprimtari.