Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Zero

zero f.

  1. mat. Shenjë që shpreh mungesën e plotë të çdo sasie a të çdo vlere të caktuar; shenjë (0) që në vargun e numrave përdoret për të shprehur rendin e njësive (njëshe, dhjetëshe, qindëshe etj.) kur ato mungojnë. Shifra zero. Në orën dymbëdhjetë zero-zero (12°°). Numri njëzet e dy zero dy (22-02). U rrit zero pikë shtatë për qind (0,7%). Përfundimi i zbritjes është zero. Shënoj zero e dy në mend (në dorë) (gjatë veprimit të mbledhjes a të shumëzimit). Tetë heqim tetë mbeten zero (8 - 8 = 0). I shtoi një zero.
  2. Mungesë e plotë e çdo madhësie ose e çdo vlere të caktuar. Dy me zero. Me shpejtësi zero. Trysnia (presioni) ra në zero. Fusha magnetike bëhet zero. Pika që merret si bazë për numërimin e njësive në shkallën e matjes së temperaturave, të nivelit etj.; shkalla që shpreh vlerën e parë në një shkallëzim. Mbi (nën) zero. Në zero gradë. Në kuotën zero. Meridiani zero. Gjyzlykë zero. Vijëza e zeros. Miell zero miell shumë i mirë, i cilësisë së lartë.
  3. fig. Diçka pa asnjë vlerë, një hiç. Përfundimi ishte zero. Ai është zero nuk di asgjë. Ndihma e tij ka qenë zero.
  • Zero me bisht (me xhufkë) keq. shih te BISHT,~I. Zero absolute fiz. temperatura — 273,16 °C, në të cilën vëllimi i një gazi do të ishte i barabartë me zero.

Anglisht

redaktoni

zero

  1. zero

Baskisht

redaktoni

zero

  1. zero

Interlingua

redaktoni

zero

  1. zero

Katalanisht

redaktoni

zero

  1. zero

Portugalisht

redaktoni

zero

  1. zero