zhivë f.

  1. kim. Metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e i shkëlqyeshëm si argjendi, merkur (simboli Hg). Zhiva e termometrit. Barometër me zhivë. Shtylla e zhivës. Avujt e zhivës. Oksid zhive. Kripërat e zhivës.

Simbolet

redaktoni


Mbiemër

redaktoni
  1. përd. mb. bised. Që ta rrudh gojën kur e ha a e shijon, shumë i kripur; shumë i hidhur, helm. Gjiza qenka zhivë. Duhani ishte zhivë.


Ndajfolja

redaktoni
  1. përd. ndajf. bised. Përdoret për të shprehur një shkallë të lartë cilësie ose një gjendje të ngritur; shumë mirë. Është zhivë e gjallë. I ecën puna zhivë.
  • Zhivë e bardhë kim. kripë shumë e helmët e zhivës, që përdoret si lëndë dezinfektuese dhe në kozmetikë.