Shqip redaktoni

Çapraz

I m.sh. -

  1. vet. nj. Të qenët e dhëmbëve të sharrës pak të kthyer, një majtas e një djathtas, për të sharruar me lehtë. Çapraz i madh. Ka çapraz sharra. I jap çapraz. I bëj çaprazin. I prishet çaprazi.
  2. Vegël me një të çarë të vogël ose një lloj pince për të kthyer dhëmbët e sharrës një majtas e një djathtas. Përdor çaprazin.
  3. kryes. sh. Pafta metali a para, që varen varg në kraharor ose në brez për zbukurim, stringla; rripa ose shirita të varur ose të qëndisur kryq për zbukurim. Çapraze të arta. Çaprazet e jelekut. Çaprazet e këmishës. Brez me çapraze. Var (mbaj) çapraze. Stolis me çapraze.
  4. vet. sh. fig. Naze, ojna. Bën çapraze. Ç’i kishte ato çapraze! Nuk i dua ato çapraze. I la çaprazet.
  5. kryes. sh. Diçka e lidhur kryq. Çaprazet e daulles litarët e lidhur kryq rreth daulles.

II mb.bised. -

  1. Që ka diçka të parregullt, që nuk është i peshuar e i matur mirë, që nuk është i rregullt; që bëhet me lajthitje, pa lidhje ose pak jashtë rregullit të zakonshëm. Mendime çapraze. Fjalë çapraze. Ndjenja çapraze.
  2. Që ka diçka të parregullt e jo të zakonshme në sjelljen ose në qëndrimin e tij; që është vështirë të merresh vesh me të; i prapë, nopran. Njeri çapraz. Djalë çapraz. Vajzë çapraze. Është pak çapraz.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Nuk merresh dot vesh me atë çapraz.


III ndajf. -

  1. Në mënyrë të ndërthurur ose të kryqëzuar, një majtas e një djathtas, jo në vijë të drejtë. I vë dërrasat çapraz. E lidh çapraz. E pres pëlhurën çapraz. I hedh këmbët çapraz. I ka dhëmbët çapraz sharra.
  2. fig. bised. Në mënyrë të parregullt e jo ashtu siç duhet, në mënyrë jo të peshuar e të matur mirë, shtrembër, mbrapsht, jo mbarë, jo drejt (për mënyrën e të folurit e të sjelljes). Flet çapraz. Mendon çapraz. Këndon çapraz.
  3. fig. bised. Në mënyrë të ngatërruar, jo mbarë, ters, së prapi. I ka punët çapraz. E bën çapraz diçka.
  • Ia bëj mendjen çapraz ia ngatërroj mendjen, ia prish mendjen.[1]

Etimologjia redaktoni

Shqiptimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë të prejardhura redaktoni

Në gjuhë tjera redaktoni

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0