arsim
Arsim m. - Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla e kurse të ndryshme për të mësuar e për të edukuar brezin e ri dhe masat e gjera punonjëse; sistemi i shkallëzuar nëpërmjet të cilit jepen këto njohuri; përhapja e diturive në masat, si një nga fushat e veprimtarisë shoqërore, arsimim. Arsimi popullor (kombëtar). Arsimi i përgjithshëm (profesional, politeknik...). Arsimi parashkollor. Arsimi tetëvjeçar (i mesëm, i lartë). Arsimi i ditës (i mbrëmjes, me korrespondencë). Arsimi falas. Arsimi me (pa) shkëputje nga puna. Format e arsimit politik. Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Seksioni i arsimit. Inspektori i arsimit. U jap arsim. Marr arsim. Ka arsimin përkatës.[1]
Etimologjia redaktoni
Prononcimi redaktoni
Sinonime redaktoni
Antonime redaktoni
Fjalë rrjedhëse redaktoni
Në gjuhë tjera redaktoni
Referencat redaktoni
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0