athët
Athët as -
- shih athtësi.
- mb. -
- Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë. Mollë (kumbull) e athët. Lëpjetë e athët. Gjellë e athët. Verë e athët. Shije e athët.
- Që ka një erë si të thartë e të pakëndshme, që të shpon a të djeg hundët. Erë e athët. Tym i athët.
- Që është me të ftohtë të hidhur, që të than (për motin). Kohë e athët. Dimër i athët.
- fig. Që është pak si i ashpër dhe i papëlqyeshëm, i tillë që nuk të vjen mirë kur e dëgjon; i thartë, i pakëndshëm. Fjalë të athëta. I athët nga goja.
- fig. Që nuk duron ta prekësh, zemërak, idhnak, i ashpër (për njerëzit). Djalë i athët.
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0