avaz
Avaz m.sh.bised. -
- Melodi, këngë; motiv i një kënge ose i një pjese muzikore. Avaz i bukur. Avaz fyelli. Ia marr (ia them, i bie) një avazi.
- fig. Diçka që përsëritet në mënyrë të njëjtë, diçka që është bërë zakon; diçka e mërzitshme dhe e padëshirueshme, ngaqë përsëritet gjithnjë. Avazi i vjetër (i mëparshëm, i parë). Avazi i përditshëm. Të njëjtin avaz. Po ky (ai) avaz. Filloi avazin. S`di tjetër.
- Kokëçarje, shqetësim, ngatërresë që del në një punë a në një çështje. Ka avaze ajo punë. Hap avaze. Dalin avaze. Fillojnë avazet. I nxjerr avaze dikujt.
- keq. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi. Njeri me avaze. S`i ka lënë (s'i harron) avazet e vjetra. Hoqi dorë (filloi përsëri) nga avazet e mëparshme.
- Avazi i Mukës keq. gjë e vjetër, që është thënë e stërthënë; diçka e njohur, që është përsëritur vazhdimisht. (Këndoj, i heq këmbët, i hedh hapat) sipas avazit të dikujt keq. sipas dëshirave të dikujt, siç ka qejf ose siç me porosit dikush. I bie një (po atij avazi) (mban një avaz) keq. vepron në të njëjtën mënyrë ose flet po të njëjtat gjëra, i bie fyellit në një vrimë. I mban avazin (i shkon pas avazit, i vete pas avazit) i shkon pas qejfit, vepron sipas dëshirave e porosive të dikujt. Ia mban avaz ia përmend vazhdimisht, ia përsërit shumë herë, ia mban këngë.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0