Bërryl m.sh. -

  1. Vendi ku përthyhet krahu, ana e jashtme e nyjës ku lidhet llëra me pjesën e poshtme të krahut; pjesë e mëngës së një rrobe, që mbulon këtë vend të krahut. Mbështetem (ngrihem) mbi bërryla. Vë bërrylat. I bie (e shtyj) me bërryl. I dolën bërrylat. Çau rrugën me bërryla. Përvesh mëngët deri në bërryl. Arnoi (qepi) bërrylin.
  2. Kthesë rruge ose lumi, dredhë. Bërryl rruge (shtegu, lumi). Prapa bërrylit. Bën bërryl.
  3. Copë gypi e përkulur në mes, që shërben për të lidhur në kthesë gypat e tjerë. Bërryli i sobës. Bërrylat e gypave. Bërryla uji. I vë bërryl.
  • Bërryl më bërryl shumë afër, pranë njëri-tjetrit, përbri, krah për krah. U bë bërryl (tapë, thumb, xurxull, fushë, karroqe, livadh) shih te bëhem. E ka në bërryl dikë nuk e përfill fare. I vuri bërrylin dikujt e mënjanoi nga një fushë veprimtarie me anë të forcës, e largoi me forcë e pa të drejtë. Çau me bërryla zuri një pozitë më të lartë duke mënjanuar e duke dëmtuar të tjerët. Flet me bërryl është dredharak, është i djallëzuar. I tregoi (i ktheu, i drejtoi) bërrylin dikujt shih tek tregoj. I ka futur duart deri në bërryl keq. ka ndërhyrë shumë në punët e një tjetri. Shoku njihet në bërryla fj.u. shoku a miku i vërtetë njihet në çaste të vështira, kur dikush ndodhet ngushtë!.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0