baltë
Baltë
- f. -
- Dhe i përzier me ujë, tokë e qullët zakonisht në fushë, nëpër udhë etj. Baltë e kuqe (e zezë). Baltë e madhe. Baltë vjeshte. Ngjyrë balte. Vend me baltë. Këpucë me baltë. Bëhet baltë. Bëhem me baltë. Zë baltë (udha). Lyej me baltë. Eci nëpër baltë. Bie (ngec) në baltë. Fshij baltën.
- edhe sh. ~a, ~at ose ~ëra, ~ërat. Vend me dhe të përzier me ujë; copë dheu e njomur ose stërpikë uji e përzier me dhe. Pastroj baltërat. Heq baltat. Shkoq baltën.
- Tokë në përgjithësi; truall, dhe; poet. toka mëmë, atdheu. Balta jonë. Balta arbërore. Ka lindur në këtë baltë.
- Dhe (zakonisht deltinë), i përzier me ujë, i ngjeshur e i mbrujtur për të bërë enë, tulla etj. ose për të lyer murin. Baltë e pjekur. Baltë shtambash. Enë (poçe, tas) balte. Kandil balte. Mur me baltë. Kasolle prej balte. Gatuaj (përziej) baltën. Lyej me baltë.
- Lënda, me të cilën është bërë një gjë; fig. brumë. Baltë e dobët. Unazë me baltë të keqe.
- Lymi i disa ujërave minerale, që përdoret si mjet kurimi. Baltë llixhe. Banjë me baltë.
- edhe sh. ~ëra, ~ërat. Mbeturina të një lëngu që kullojnë në fund, fundërri, llum; papastërti që zë diçka, zgjyrë. Baltë kafeje. Baltë vaji. Baltë duhani. Balta e kokës. Baltë veshi. Baltë dhëmbësh. Balta e dyfekut. I pastroj baltën çibukut.
- fig. keq. Send a njeri pa vlerë; diçka që kushton fare lirë. U bë baltë dikush a diçka.
- edhe sh. ~ëra, ~ërat fig. keq. Diçka e ndyrë, ndyrësi, diçka e pandershme. Baltërat e shekujve. Balta e turpit. Pastroi baltërat.
- Baltë e dobët
- a) njeri i dobët nga trupi, që nuk u qëndron dot sëmundjeve, lodhet shpejt etj.;
- b) keq. njeri i pakarakter; njeri i paqëndrueshëm, njeri i lëkundshëm.
Baltë e ngjitur keq. shih te ngjitur (i, e). Bën baltë tall. rri kot, rri pa punë ose merret me diçka të padobishme. E bëri baltë dikë e shkatërroi, e shpartalloi, e bëri pluhur e hi. E bëri baltë diku ka shkuar dendur te dikush, e ka tepruar me vizita të shpeshta. U bë baltë (në fytyrë) u zverdh, u zbeh shumë, u bë dhe (nga frika, nga tronditja etj.). I bëhej baltë dikujt (bëhej baltë para dikujt) i përulej shumë, i vinte pas i nënshtruar e i poshtëruar, i bëhej këpucë. U bë baltë e pluhur u përul para dikujt, u nënshtrua, u bë urë. Ra në baltë u fut padashur në një gjendje të keqe, ra në rrethana të vështira. Doli (u ngrit) nga balta doli nga një gjendje e vështirë, e prapambetur ose poshtëruese; shpëtoi nga një hall, vështirësi a e keqe. Flori në baltë (në pleh) shih te flori,~ri. Hëngri baltë përçm. shih te ha. Hedh në baltë hedh poshtë si diçka pa vlerë, shkel me këmbë, ndyn, njollos. I hedh baltë dikujt (hedh baltë mbi dikë) shih te hedh. Me këmbë prej balte shumë i fuqishëm në dukje, por me mbështetje të dobët, i paqëndrueshëm.
- E la në baltë (në batak) dikë
- a) e la në vështirësi kur duhej ta ndihmonte, nuk i dha ndihmën që priste, i doli i pabesë dhe e braktisi në rrethana të vështira;
- b) ia kaloi një tjetri, e la prapa; ishte më i aftë e më i zoti, më i fuqishëm etj. se ai; qëndron shumë më lart se një tjetër.
Mbeti (ngeli, ngeci) në baltë ra në një gjendje të keqe, nuk i kapërceu dot vështirësitë e pengesat, nuk doli dot nga gjendja e vështirë. E nxori (e qiti, e ngriti, e çoi) nga balta dikë e ndihmoi që të dilte nga gjendja e vështirë, e shpëtoi nga një vështirësi, hall a e keqe. E tërhoqi (e hoqi) në baltë dikë e shpuri në udhë të keqe, e çoi në rrugë të gabuar. I bëhet balta flori dikujt shih te flori,~ri. I bëhej baltë në opingë dikujt keq. shih tek opingë, ~a. Çante baltërat për të tjerët shih te çaj. E kam gojën baltë kam një shije të keqe në gojë. Nuk i la baltë nën thua dikujt ia nxori të palarat në shesh, ia zbuloi të gjitha të metat e gabimet. Mbuloi balta baltën përb. thuhet kur vdes një njeri i keq, i pavlerë a i poshtër, që ka bërë shumë të liga (në kuptimin «mirë bëri që vdiq»). Iu ngjit si balta (si bajga) pas këpucës thjeshtligj. shih te bajgë~a. Nuk lyhet (nuk fëlliqet) dielli me baltë fj. u. shih te diell,~i. I zoti e nxjerr (e qit) gomarin nga balta fj. u. punën e kryen ai që e ka përsipër, i zoti i punës e nxjerr atë në krye. Ajo baltë për atë mur është përçm. ka gjetur shoku-shokun, ka gjetur tenxherja kapakun; sipas kokës edhe festen. Këmbë për baltë, gojë për mjaltë fj. u. ai që punon, ka edhe të hajë. Baltë e bardhë (baltë kreu, baltë koke) një lloj deltine e bardheme që përdorej për të larë kokën, botë. Baltë xhamash lëndë e posaçme si brumë, që përdoret për të zënë anët e xhamave.
- mb. - Që është prej balte, i bërë me baltë. Enë e baltë. Qyp i baltë. Tava të balta.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0