ha
Shqip
redaktoniFolje
redaktoni- përtyp dhe kapërdij diçka për t’u ushqyer; ushqehem; marr ushqim në drekë, në darkë etj.: ha mëngjes; kur s’ke pulën, ha (edhe) sorrën (fj. u.); kush ha bukë, bën edhe thërrime (fj. u.).
- kafshoj, thumboj: e hëngri gjarpri (grerëza); qeni që leh, nuk të ha (fj. u.).
- gërryej diçka; e grij; e brej duke e fërkuar ose duke e kruar me diçka: ha me limë; ndryshku ha hekurin; mola ha rrobat.
- folje jokalimtare; kryesisht; veta; III (me trajtë të shkurtër përemërore) më kruhet: më ha lëkura.
- kuptim i figurshëm; i ligjërimit bisedor; (zakon. me trajtë të shkurtër përemërore) më bren përbrenda; më shkatërron shëndetin; më mundon ose më mërzit shumë; e mundoj tepër: e hëngri sëmundja (meraku, malli); na hëngri veshët na mërziti duke folur; më ha zemra tek ai dyshoj tek ai; e hëngërt mortja! (mallk.).
- kuptim i figurshëm; e prish a e shpenzoj krejt; / veta; III shpenzon, kërkon: e hëngri pasurinë; ha nga dhjami i vet; kjo punë ha kohë.
- edhe kuptim i figurshëm; ia fitoj; ia marr dikujt atë që i takon: i hëngri kalin (në lojën e shahut); ma hëngri të drejtën.
- edhe kuptim i figurshëm; i ligjërimit bisedor; e qëlloj me diçka; / pësoj (një të keqe), e vuaj diçka: hëngra dajak (të shara); hëngra një grusht; hëngrëm tre gola.
- përdoret me lidhëzën sa për të përforcuar një veprim ose me pjesëza mohuese në kuptimin “s’më pëlqen”: e goditi sa i hëngri dora.
- edhe kuptim i figurshëm; i ligjërimit bisedor; e copëtoj ose e pakësoj në peshë; e mohoj (atë që kam thënë); e zbut: më ha në peshë; i ha fjalët i shqipton copa-copa; e hëngri fjalën s’e mbajti premtimin; ta ha shpirtin me të butë.
- edhe kuptim i figurshëm; i ligjërimit bisedor; mund ta bëj a ta kryej; mund ta kuptoj a ta marr vesh: s’e ha dot atë punë; nuk ha shqip ai; ma ha mendja them se e bëj; / e marr; e pranoj, e duroj: s’e ha as qeni; e hëngra sapunin për djathë; s’e ha atë kokërr ulliri; nuk ha shaka.
- veta; III kuptim i figurshëm; anon, priret: ha majtas (poshtë).
Prejardhja
redaktoniNga Proto-Shqipja *eda, nga Proto-Indo-Evropiane *h₁ed- (“për të ngrënë”), me ruajtjen e laringut. Përndryshe nga Proto-Indo-Evropiane *h₂ew- (krahaso Ashkun au (“bukë”), Sanskrit अवय (āvaya, “për të ngrënë”).
Paskajorja "ngrënë" është nga Proto-Shqipja *engranti, rrjedhur nga Proto-Indo-Evropiane *gʷerh₃-.
Shqiptimi
redaktoni/ha/
Zgjedhimi
redaktoniZgjedhimi në shqipen letrare i/e "ha"
pjesorja | ngrënë | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
përcjellorja — koha e tashme | duke ngrënë | ||||||
përcjellorja — koha e kryer | duke pasë ngrënë | ||||||
paskajorja | për të ngrënë | ||||||
numri njëjës | numri shumës | ||||||
veta e parë | veta e dytë | veta e tretë | veta e parë | veta e dytë | veta e tretë | ||
Mënyra dëftore | unë | ti | ai/ajo | ne | ju | ata/ato | |
koha e tashme | ha | ha | ha | hamë | hani | hanë | |
koha e pakryer | haja | haje | hante | hanim | hanit | hanin | |
koha e kryer e thjeshtë | hëngra | hëngre | hëngri | hëngrëm | hëngrët | hëngrën | |
koha e kryer | kam ngrënë | ke ngrënë | ka ngrënë | kemi ngrënë | keni ngrënë | kanë ngrënë | |
koha e kryer e tejshkuar | pata ngrënë | pate ngrënë | pati ngrënë | patëm ngrënë | patët ngrënë | patën ngrënë | |
koha e ardhme | do të ha | do të hash | do të haje | do të hamë | do të hani | do të hanë | |
koha e ardhme e përparme | do të kem ngrënë | do të kesh ngrënë | do të ketë ngrënë | do të kemi ngrënë | do të keni ngrënë | do të kenë ngrënë | |
Mënyra lidhore | unë | ti | ai/ajo | ne | ju | ata/ato | |
koha e tashme | të ha | të hash | të haje | të hamë | të hani | të hanë | |
koha e pakryer | të haja | të haje | të hante | të hanim | të hanit | të hanin | |
koha e kryer | të kem ngrënë | të kesh ngrënë | të ketë ngrënë | të kemi ngrënë | të keni ngrënë | të kenë ngrënë | |
koha e kryer e tejshkuar | të kisha ngrënë | të kishe ngrënë | të kishte ngrënë | të kishim ngrënë | të kishit ngrënë | të kishin ngrënë | |
Mënyra kushtore | unë | ti | ai/ajo | ne | ju | ata/ato | |
koha e tashme | do të haja | do të haje | do të hante | do të hanim | do të hanit | do të hanin | |
koha e kryer | do të kisha ngrënë | do të kishe ngrënë | do të kishte ngrënë | do të kishim ngrënë | do të kishit ngrënë | do të kishin ngrënë | |
Mënyra dëshirore | unë | ti | ai/ajo | ne | ju | ata/ato | |
koha e tashme | ngrënça | ngrënç | ngrëntë | ngrënçim | ngrënçit | ngrënçin | |
koha e kryer | paça ngrënë | paç ngrënë | pastë ngrënë | paçim ngrënë | paçit ngrënë | paçin ngrënë | |
Mënyra habitore | unë | ti | ai/ajo | ne | ju | ata/ato | |
koha e tashme | ngrënkam | ngrënke | ngrënka | ngrënkemi | ngrënkeni | ngrënkan | |
koha e pakryer | ngrënkësha | ngrënkëshe | ngrënkësh | ngrënkëshim | ngrënkëshit | ngrënkëshin | |
koha e kryer | paskam ngrënë | paske ngrënë | paska ngrënë | paskemi ngrënë | paskeni ngrënë | paskan ngrënë | |
koha e kryer | paskësha ngrënë | paskëshe ngrënë | paskësh ngrënë | paskëshim ngrënë | paskëshit ngrënë | paskëshin ngrënë | |
Mënyra urdhërore | — | ti | — | — | ju | — | |
ha | hani |
|
|
|