bazë
Shqip
redaktoniBazë f.sh. -
- Pjesa e poshtme e një trupi, mbi të cilën mbështetet a qëndron ai; pjesa e fundit e një trupi, që zakonisht është më e gjerë në krahasim me majën. Bazë e gjerë. Baza e shtyllës. Baza e ndërtesës. Baza e dhëmbit. I ngre bazën.
- fig. Mbështetja kryesore e diçkaje, parimi themelor mbi të cilin ndërtohet diçka, themeli; arsyeja që shpjegon a që përligj diçka. Baza politike (organizative, juridike). Baza klasore. Baza fiziologjike. Baza dialektore. Bazë e shëndoshë. Baza e bazave. Mbi baza të drejta (shkencore). Arsyetim pa baza. Mbi këtë bazë. Mbi një bazë të re. Ka (shërben) si bazë. Kam (marr) për bazë mbështetem. Këtu e ka bazën. Nuk ka bazë. Është pa baza. Hodhi bazat (themelet) e diçkaje themeloi. Vë në bazë e marr si mbështetje. E vë mbi baza të shëndosha. Flet me baza.
- kryes. sh. Parimet kryesore të një shkence; parimet themelore, mbi të cilat ngrihet e mbështetet një dituri; njohuritë themelore të një fushe të dijes. Bazat e marksizëm-leninizmit. Bazat e filozofisë. Bazat e vizatimit teknik. Bazat e astronomisë (e darvinizmit).
- Tërësia e mjeteve, e sendeve dhe e kushteve, që janë të domosdoshme për një punë a për një veprimtari; qendër e pajisur me mjetet e nevojshme për të ndihmuar një veprimtari ose për furnizim. Bazë materiale (teknike, mësimore, ushqimore, mekanike). Bazë sportive (turistike).Bazë furnizimi.
- ek. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim, që i përgjigjen nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese të shoqërisë në një periudhë të caktuar historike dhe që përbëjnë strukturën ekonomike të shoqërisë, mbi të cilën ngrihet superstruktura e saj. Baza ekonomike. Baza dhe superstruktura. Ndryshime në bazë. Ndërtimi i një baze të re.
- vet. nj. Organet më të ulëta, zakonisht ato të rretheve, kundrejt aparatit qendror të administratës shtetërore e të organizatave politike-shoqërore; ndërmarrjet e prodhimit, institucionet lokale ose vartëse dhe rrethet kundrejt institucioneve qendrore drejtuese e qendrës. Qendra dhe baza. Organet (punonjësit) e bazës. Mendimi (zëri) i bazës. Punoj (shkoj, zbres) në bazë. Vjen nga baza. Lidhem me bazën. Ndihmon (forcon) bazën.
- usht. Vend ku janë përqendruar trupa dhe mjete ushtarake për qëllime luftarake; pikëmbështetje për nisjen e veprimeve luftarake, për furnizimin e trupave etj. Bazë ushtarake (detare, ajrore). Bazë bërthamore. Bazë raketash (nëndetësesh). Baza e nisjes. Ndërtoi (ngriti) një bazë. Mban baza. U nisën nga baza.
- Vend strehimi i përkohshëm për njerëz dhe për mjete, që shërben si pikëmbështetje për një veprimtari; shtëpi, ku strehoheshin dhe zhvillonin veprimtari partizanët ose pjesëmarrësit e tjerë të Lëvizjes gjatë Luftës Nacionalçlirimtare; vend strehimi i përkohshëm në një shtëpi. Bazë partizane. Bazë e fshehtë (ilegale). Baza e Partisë. Baza e teknikës (e shtypit). Bazë e Lëvizjes. Fjetën në një bazë. I ndanë (i çuan) njerëzit në baza.
- Diçka që merret si pikënisje ose si njësi për matje, për vlerësim etj. Bazë e një sistemi numërimi. Shkollë e mesme me bazë filloreje. vjet. Marr si bazë.
- gjeom. Brinja ose sipërfaqja e poshtme e një figure a e një trupi, mbi të cilën ngrihet pingul lartësia. Baza dhe lartësia. Baza e trekëndëshit. Baza e piramidës (e prizmit). Sipërfaqja (brinjët) e bazës. Gjatësia e bazës.
- mat. Numri që ngrihet në fuqi.
- gjeol. Vijë që përcaktohet në tokë si mbështetje për të formuar një trekëndësh të nevojshëm në matjet. Bazë e vogël (e madhe). Shtrij bazën.
- kim. Bashkim kimik, i cili me acide jep kripëra. Bazë e fortë. Bazë e tretshme. Bazë organike.
- Pjesa kryesore përbërëse e një lënde të përzier. Baza e një bari. Helm me bazë arseniku. Pomadë me bazë vaji.
- tekst. Majë. Bazë e ind. Fijet e bazës. Masur baze.
- përd. mb. Kryesor, themelor; që shërben si mbështetje ose si pikënisje. Njohuri bazë. Rregulla bazë. Çështje bazë. Punim bazë. Tekst bazë. Ide bazë. Ushqim bazë. Plehërim bazë. Parim bazë. Shkencë bazë. Sektor bazë. Çmim bazë. Rroga bazë.
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0