Burg m.sh. -

  1. Ndërtesë e posaçme dhe e ruajtur, ku mbahen ata që janë dënuar nga gjyqi me heqje të lirisë, vend ku mbahen të burgosurit. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futën në burg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu. Iku (u arratis) nga burgu.
  2. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë).
  3. shih burgim,~i 2. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
  4. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkak të shtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh.
  5. Errësirë e madhe, terr i madh. U bë (është) burg.
  6. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur.
  • Iu bë jeta burg iu bë jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg
a) ia zuri dritën e s'e lë të shohë udhën;
b) ia errësoi punën e s'e lë të kuptojë se si duhet të veprojë, nga t'ia mbajë.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0