fasule f. bot.

  1. Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, të hollë e përdredhës, me gjethe në trajtë zemre, që mbillet për bishtajat dhe për kokrrat e saj; bishtajat ose kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim; groshë. Fasule të njoma (të thata). Fasule e bardhë. Fasule cipë hollë (cipëtrashë). Fasule hamullore. Kokrra fasuleje. Miza e fasules. zool. Mish me fasule. Mbledh (shkoq) fasulet.
  • Humbi si fasulja në vegsh humbi pa gjurmë, s'u pa më. Nuk me ftohen fasulet thjeshtligj. nuk shqetësohem fare për diçka, nuk me prishet puna, nuk me ftohet pilafi.