kala
Shqip
redaktoniEmër
redaktonikala f.
- hist. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake për t'u mbrojtur për një kohë të gjatë; kështjellë. Kala ilire (mesjetare). Kalaja e Krujës. Porta e kalasë. Muret (kullat) e kalasë. E morën (e pushtuan) kalanë. Ra kalaja u dorëzua, u pushtua kalaja.
- Vend i mbrojtur mirë, pozicion i pakapërcyeshëm. Kala e pamposhtur. U bë kala.
- fig. Mbrojtës i sigurt dhe i flaktë; pikëmbështetje e sigurt; kështjellë. Kala e çeliktë. Kala graniti. U bë kala.
- fig. Diçka e vështirë që mund të fitohet a të përvetësohet vetëm me përpjekje të mëdha. Kalaja e diturisë (e shkencës). A ka kala që s'mund të marrin komunistët?
- shah. Një nga figurat kryesore në lojën e shahut, që ka trajtën e një kulle dhe që lëviz në vijë të drejtë para, prapa e anash. Shkëmbyen kalatë. Ia mori kalanë. Luajti pa kala.
- Kala (kështjellë) prej karte (prej letre) shih te KËSHTJELL/Ë,~A. Ra kalaja u thye, u mund, u mposht. Iu bë zemra kala dikujt u gëzua shumë, iu bë zemra mal. E mori kalanë nga brenda shih te BRENDA. Gur, gur bëhet kala fj.u. duke punuar çdo ditë e nga pak mund të bëhet një punë e madhe; gur, gur bëhet mur.
|
|
|
Finlandisht
redaktoniEmër
redaktonikala