laps
Shqip
redaktoniEmër
redaktonilaps m. sh. lapsa (lapsi)
- Mjet për të shkruar a për të vizatuar, që përbëhet nga një shufër e hollë prej grafiti ose prej ndonjë lënde tjetër me ngjyrë, e mbështjellë me një mbulesë prej druri; kalem. Laps i zi (i kuq, blu). Laps dyngjyrësh. Laps kopjativ. Laps i fortë (i butë). Laps plumbi. Lapsa me ngjyra. Maja e lapsit. Mprehëse lapsash. Mpreh lapsin. Shkruaj (vizatoj) me laps.
- Send në trajtën e një gypi të hollë e të zgjatur, që përdoret për qëllime të caktuara. Lapsa mjekësorë.
- I bie lapsit (kalemit) shih te BIE I. I hyri me laps diçkaje e llogariti mirë një punë. Me laps (me kalem) në dorë në krye të punës, gati. E mprehu (mirë) lapsin (penën) libr. shih te PEN/Ë,~A. Me një të rënë të lapsit (të penës) shih te RËN/Ë,~A (e). Ia thotë lapsit shih te THEM 9.
|
|
|
Folje
redaktonilaps jokal. krahin
- Lodhem shumë, s'kam fuqi fare, këputem; kal. e lodh shumë dikë, e mundoj mjaft. Lapsi i sëmuri. Lapsi fëmija në djep. Lapsi së qari. Lapsën me atë njeri. Lapsi sa e gjeti. Mos e laps më djalin!
- E dua shumë dikë a diçka, dëshirohem a këputem për të. Lapsi për atë. Lapste fëmija për t'ëmën.
|
|
|
Estoneze
redaktoniEmër
redaktonilaps