lis
Shqip
redaktoniEmër
redaktonilis m.
- bot. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që lidh lëndë dhe që përdoret si lëndë ndërtimi e për zjarr; dushk. Lis i bardhë qarri. Lis i butë bungëbuta. Lis bujk bulgri. Lis i egër ashe. Dru (trung, lende) lisi.
- Dru i lartë. Pyje me lisa të dendur. Sa më i gjatë është lisi, aq më shumë e zë era. fj. u.
- etnogr. Tërësia e pasardhësve që rrjedhin nga një baba a nga një nënë. Lisi i gjakut njerëzit që rrjedhin nga një baba. Lisi i gjinisë (i tamblit, i qumështit) njerëzit që rrjedhin nga një nënë.
|
|
|
Mbiemër
redaktonilis
- 4. përd. mb. Me trup të gjatë, të drejtë e të fuqishëm (për njerëzit). Ishte lis. E ka shtatin lis. U bë lis hodhi shtat mirë, u rrit shumë e u bë i fuqishëm.
- Mizë lisi shih te MIZ/Ë,~A 5. Qëndron lis qëndron ballëlart e i patundur, qëndron krenar. Është lis me shumë degë është njeri i zoti e me shumë shokë e miq; ka përkrahje të madhe. Është lis (pemë) me rremba shih te RREMB,~I. E ka hundën në lis është mendjemadh, mbahet shumë me të madh. Nuk ka hije lisi për dikë shih te HIJ/E, ~A. Mbeti si pika në lis (lis pa degë) mbeti i vetëm, pa njeri tjetër të afërm. Unë për lisa, ti për fshesa nuk kuptohemi fare me njëri-tjetrin, tjetër bëj unë e tjetër ti, s'jemi në një udhë. Rigoni s'bëhet lis fj. u. shih te RIGON,~I. S'pritet lisi (druri) me një sëpatë (me një të rënë të sëpatës) fj. u. shih te SËPAT/Ë,~A. Mizë lisi zool. lloj mize e vogël, që u bie hardhive dhe i than krejt.
|
|
|
Polonisht
redaktoniEmër
redaktonilis m.