Wikipedia ka një artikull për fjalën:

numër m.

  1. Nocion themelor i matematikës, që shërben për të shprehur në mënyrë të përgjithësuar sasinë dhe për të bërë njehsimet. Numër i plotë. Numër thyesor. Numër pozitiv numër më i madh se zeroja. Numër negativ numër më i vogël se zeroja. Numër konkret numër i shoqëruar me një emër. Numër abstrakt numër që nuk shoqërohet me një emër. Numër dhjetor. Numër çift (tek). Numër natyror (real, imagjinar). Vargu i numrave. Veprimet me numra.
  2. Shenja a simboli me të cilin shprehet ky nocion, shifër. Numri 30. Shkrimi i numrave. U vunë numra dyerve (karrigeve).
  3. vet. nj. Sasi njerëzish a sendesh; sasi e pacaktuar. Një numër i madh (i vogël, i paktë). Numri mesatar. Numri i pjesëmarrësve (i votave). Numri i këshillave (i organizatave, i reparteve). Numri i krahëve të punës. Numri i rrathëve (i bimëve, i golave). Shtohet (pakësohet) numri.
  4. Shenjë, e cila tregon vendin që zë diçka në një varg të pandërprerë sendesh dhe që shërben për ta dalluar nga sendet e tjera të njëjta; vetë sendi i shënuar me një shenjë të tillë. Numri rendor. Numri i shtëpisë (i telefonit). Numri i amzës. Numri i biletës. Shtëpia (pallati) numër 6. Hyrja numër 2. Dhoma numër 15. Numri i fillit. tekst. Numri i armës (i pushkës). Numri atomik. fiz. vendi që zë një element në sistemin periodik.
  5. Copë e vogël prej metali ose prej një lënde tjetër, që ka të shënuar një shifër dhe që shërben si shenjë dalluese për regjistrim, për ta paraqitur si dokument etj. Numri i veturës (i biçikletës). Marr (heq, ndërroj) numrin. Dorëzoj numrin.
  6. Një copë e një gazete a e një reviste, që mban një datë të caktuar. Numër i ri. Numri fundit i gazetës (i revistës).
  7. Përdoret për të treguar masën e një veshjeje a të këpucëve. Numra të mëdhenj (të vegjël). Numri i këmishës. Numri i këpucëve.
  8. Pjesë e veçantë e një shfaqjeje të estradës, të një koncerti, të një cirku etj. Numër tërheqës. Numër i ri. Numra akrobatikë. Numra shpejtësie.
  9. vet. nj. Përbërja e një grupi sendesh, qeniesh a dukurish, e shprehur si një sasi e vetme. Hyn në këtë numër. Marr nga ai numër.
  10. gjuh. Kategori gramatikore e emrit, e përemrit, e mbiemrit dhe e foljes, që tregon nëse është fjala për një apo për më shumë qenie, sende a dukuri ose nëse veprimi, gjendja a një tipar cilësor ka të bëjë me një apo me më shumë qenie, sende a dukuri. Numri njëjës (shumës).

¤ bised. Veprim i papritur e pak i çuditshëm, që bën dikush, trill. Filloi të bënte numra. Mos na bëj numra!

  • Me numër
  • a) i numëruar, i llogaritur;
  • b) shumë pak, në sasi të vogël; me kursim. Pa numër në sasi të madhe, shumë. Sa për numër kot, pa vlerë. Numër një shih te NJË. S'e vë (s'e zë, s'e shtie, s'e fut) në numër nuk e përfill fare; nuk i jap rëndësi fare.