pemë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonipemë f.
- Dru zakonisht i butë, fryti i të cilit hahet, dru frutor; fryti i këtij druri, zakonisht në trajtë kokrrash me madhësi e me ngjyra të ndryshme, me tul e me lëng të ushqyeshëm, me fara a bërthama brenda. Pemë të buta (të egra). Pemët e kopshtit. Pemë të freskëta (të thata, të ëmbla). Pemë të bëra (të pabëra). Pema të mollës (e dardhës). Lëng (pekmez, shurup, pelte, reçel) pemësh. Lëvozhgë (lëkurë) peme. Dyqan pemësh. Kopsht me pemë. Mbjellin pemë. Sivjet pemët kanë bërë shumë. Bleu dy kilogramë pemë. Këput (vjel, mbledh) pemët. Njeriu që vetëm për vete punon, është si dru që pemë s'lëshon. fj. u.
- Dru me trung dhe me shumë degë të cilat formojnë një si kurorë; fryti i këtij druri. Pemë gjelbërimi (zbukurimi). Pemët e pyllit (e parkut). Pemët e lisit lëndët e lisit. Degët (rrënjët, kurorat) e pemëve. Gjethojnë (lulëzojnë) pemët. Hipi në pemë.
- fig. Ajo që arrihet a fitohet me punë; fryt. Pemët e punës. Mblodhi pemët e fitores. libr. Shijoi pemët e hidhura të veprës së vet. libr.
- Pemë pa kokrra shih te KOK/ËRR,~RRA. Është pemë (lis) me rremba shih te RREMB,~I. Pema pa u pjekur s'hahet fj. u. çdo gjë do kohën e vet, do kushtet e nevojshme që të bëhet a të zhvillohet. Shkund pemët e të tjerëve shih te SHKUND. E drejta i ka pemët te dera fj.u. shih te DREJT/Ë,~A (e) 6. Pema e kalbur kalb (kalbëzon) edhe shoqet fj. u. një njeri i keq mund të prishë edhe të tjerët. Sheh pema pemën e piqet fj. u. dikush sillet e vepron njëlloj si tjetri, sipas njërit bën edhe tjetri, sheh rrushi rrushin e piqet. Kur dëgjon se ka shumë pemë, merr shportën e vogël fj. u. kur të premtojnë shumë, të japin pak; kur merr shumë premtime, ato nuk plotësohen të gjitha. Pemën, kur s'pjell, e presin se i bën hije dardhës fj. u. njeriu i dëmshëm duhet hequr qafe se prish të tjerët. Pemë gjenealogjike figurë që ka pamjen e një druri, trungu dhe degët e të cilit tregojnë lidhjet e birësisë së një familjeje ose lidhjet e pjesëve të diçkaje me burimin e tyre gjatë zhvillimit, druri gjenealogjik. Pema mushkërore anat. tërësia e bronkeve, e artereve dhe e enëve të mushkërive. Pema e Vitit të Ri bredh a pishë që zbukurohet me lodra e me sende të ndryshme për festën e Vitit të Ri.
|
|
|