rosë f. zool.

  1. Shpend uji me qafë të shkurtër, me sqep të gjerë, të rrafshët e të verdhë dhe me këmbë si pëllëmbë të hapura anash. Rosë e bardhë (e zezë). Rosë laramane. Rosë shtëpiake. Rosë e egër shpend ujë i egër me trup më të vogël, me kokë e me qafë të murrme në të kuqe dhe me kurriz të përhimë; zhytarak. Rosë deti lloj rose me trup më të madh se rosa e zakonshme e me sqep më të gjatë. Zog (bibë) rose. Vezë (mish) rose. Tufë rosak. Gjuetia e rosave. Ecën si rosë.
  2. Enë e posaçme me bisht të zgjatur, që u vihet të sëmurëve për të dalë jashtë ose që përdoret natën.
  • Mbeti si rosa në mjegull nuk di nga të shkojë.