sasi
Shqip
redaktoniEmër
redaktonisasi f.
- vet. nj. Numri i sendeve, i dukurive a i qenieve të bashkuara në një grumbull ose i anëve e i vetive të tyre, kur numërohen a kur u matet pesha, vëllimi, masa etj.; vetia e diçkaje që numërohet, matet, peshohet etj. Sasia e mallit (e prodhimit). Sasia e librave (e luleve, e kokrrave). Sasia e të hollave (e shpenzimeve, e të ardhurave). Sasia e njerëzve (e popullsisë, e krahëve të punës). Sasia e ditëve (e orëve). Sasia e nxehtësisë (e elektricitetit). fiz. Treguesit e sasisë. Ndajfolje të sasisë. gjuh. Si sasi. Nga ana e sasisë. Sasia është cilësi. Plotësimi në sasi dhe në cilësi. Përcakton (mat, llogarit) sasinë. Ndryshon sasia. Shton (zvogëlon) sasinë. Rend pas sasisë. keq.
- vet. nj. filoz. Kategori që shpreh përcaktimin e sendeve e të dukurive të njëllojta të botës së jashtme ose të pjesëve të tyre, e madhësisë, numrit, e vëllimit, e peshës dhe e shkallës së zhvillimit tyre. Sasia dhe cilësia. Ndryshime në sasi. Kalimi i sasisë në cilësi.
- Shumicë sendesh, dukurish a qeniesh, që numërohen, maten, peshohen etj.; grumbull sendesh, dukurish a qeniesh ose një pjesë e tyre, që numërohet, matet, peshohet etj. Sasi e caktuar. Sasi e madhe (e vogël). Sasie pallogaritshme (e papërfillshme, e pakapshme) sasi shumë e vogël. Në sasi të mëdha (të vogla). Një sasi orësh (ditësh). Sasia e punës së bërë (e ditëve të shpenzuara). Sasia që nxë një enë. Bleu në sasi të mëdha.
- bised. Numër i madh gjërash, shumicë. Në sasi me shumicë. Blen (shet) me sasi. Këtu ka sasi.
- gjuh., let. Zgjatja e shqiptimit të një tingulli; zgjatja e shqiptimit të një rrokjeje në një varg.
- shah. Figurë shahu si numër, pavarësisht nga cilësia e saj. Ka një sasi më tepër. Humbi (la) një sasi.
|
|
|